Lidhje

Në Mars zbulohet një liqen me ujë të kripur


Shkencëtarët njoftojnë se kanë zbuluar në planetin Mars një liqen të madh me ujë të kripur nën shtresën e akullit në polin e jugut, një masë uji që ata thonë se mund të jetë një mjedis që favorizon jetën e mikrobeve.

Zbulimi u bë me anë të një radari në një sondë që ndodhet në orbitë rreth planetit.

Liqeni ka një diametër rreth 20 kilometra dhe ndodhet rreth 1,5 kilometra nën sipërfaqen e akullit. Kjo është e para masë e qendrueshme uji të lëngshëm që zbulohet ndonjëherë në planetin Mars.

Zbulimi i ri përbën një provë me rëndësi të madhe, sepse jeta në planete të tjera veç Tokës është një nga pyetjet që i ka intriguar së tepërmi shkencëtarët.

Uji konsiderohet si një përbërës themelor për jetën.

Studiuesit thanë se mund të duhen vite për të verifikuar nëse ka ose jo gjallesa në këtë masë uji, i cili i ngjan një liqeni nën-akullnajor të Tokës. Kjo, thanë shkencëtarët, mund të kërkojë shpimin e sipërfaqes së akullit për të marrë mostra nga uji i liqenit.

Studimi u drejtua nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës në Itali dhe u publikua në revistën “Science”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG