Lidhje

Në gjykatë çështja e printimit 3-D të armëve plastike


Seized plastic handguns which were created using 3D printing technology are displayed at Kanagawa police station in Yokohama, south of Tokyo, May 8, 2014.
Seized plastic handguns which were created using 3D printing technology are displayed at Kanagawa police station in Yokohama, south of Tokyo, May 8, 2014.

Tetë shtete amerikane dhe kryeqyteti Uashington, po hedhin në gjyq administratën e Presidentit Trump për lejimin e një personi nga Teksasi që të publikojë detaje se si mund të prodhohen armë zjarri me printim tredimensional. Akt-padia thotë se lejimi i njerëzve që të prodhojnë vetë armë plastike bie ndesh me kontrollet e shteteve ndaj armëve të zjarrit.

Teknologjia në fjalë do të mundësonte këdo që të prodhojë armë zjarri, madje në shtëpi. Akt-akuzën e drejton Bob Ferguson Prokuror i Përgjithshëm i shtetit Uashington.

“Akt-akuza është depozituar në gjykata ndërsa kemi mësuar se organizata në fjalë – “Defense Distributed” – planifikon të publikojë të mërkurën në internet programe të shkarkueshme për prodhimin e armëve me printim 3D. Synojmë ta bllokojmë këtë në mbarë vendin,” tha Prokurori.

Programet e krijuara nga një kompani në Teksas lejojnë këdo me një printer tredimensional që të ndërtojë pjesë për një armë plastike që do të kushtonte disa qindra dollarë.

Departamenti i Shtetit i kishte dhënë urdhër mbështetësit për të drejtat e armëve, Cody Wilson, që të ndalonte publikimin e programeve me argumentin se kjo bie ndesh me ligjet amerikane për eksportin. Cody Wilson paditi urdhërin nën pretendimet se shkel të drejtat e tij kushtetuese dhe administrata u tërhoq.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG