Lidhje

Presidenti Trump shton presionin ndaj Kongresit për ndërtimin e murit kufitar


President Donald Trump speaks during a news conference with Italian Prime Minister Giuseppe Conte in the East Room of the White House, July 30, 2018, in Washington.
President Donald Trump speaks during a news conference with Italian Prime Minister Giuseppe Conte in the East Room of the White House, July 30, 2018, in Washington.

Presidenti Donald Trump po e shton presionin publik ndaj Kongresit për të miratuar propozimin e shumëdebatuar të një muri përgjatë kufirit SHBA – Meksikë, me qëllim ndalimin e emigracionit të paligjshëm. Megjithëse Presidenti kërcënoi edhe me mbylljen e operacioneve të qeverisë federale në fund të shtatorit, nuk janë të qarta shanset për realizimin e zotimit të tij elektoral për ngritjen e murit kufitar.

Presidenti Trump kërcënoi me mbylljen e qeverisë federale në fund të shtatorit kur mbaron buxheti i miratuar, nëse nuk jepet miratimi për ndërtimin e murit kufitar të premtuar prej tij gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

“Për sa i përket çështjes së kufirit... nëse nuk përfitojmë siguri kufitare pas kaq shumë vite fjalësh në Shtetet e Bashkuara, atëherë nuk do ta kisha problem të mbyllej qeveria. Ka ardhur koha të kemi sigurinë e duhur të kufirit”, deklaroi Presidenti Trump.

Presidenti Trump shtoi se ai do të lërë gjithnjë hapësira për negocime. Nuk janë të qarta shanset e përmbushjes së objektivit të Presidentit për financimin në fund të shtatorit të murit kufitar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG