Lidhje

Trump: Prokurori i Përgjithshëm duhet ta ndalë këtë "gjueti shtrigash"


Presidenti Donald Trump i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions t'i japë fund hetimit federal lidhur me dyshimet për bashkëpunim të fshehtë mes njerezve të fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë.

Pas një sërë postimesh në twitter që sulmonin hetimin që po zhvillon Prokurori i Posaçëm Robert Muller, zoti Trump shkruante të mërkurën se, "kjo është një situatë e tmerrshme dhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions duhet ta ndalë këtë gjueti të manipuluar shtrigash tani, përpara se të vazhdojë të njollosë vendin tonë edhe më tej. Bob Mueller është plotësisht kontradiktor dhe 17 demokratët e tij të zemëruar që po bëjnë punën e tij të pistë, janë një turp për SHBA!”, shkruante Presidenti.

Dje, zoti Trump u bëri jehonë komenteve të njërit prej avokatëve të tij, i cili tha se në kodin ligjor amerikan bashkëpunimi i fshehtë nuk përbën vepër penale.

Por analistët ligjorë thonë se edhe pse bashkëpunimi i fshehtë mund të mos jetë krim, zoti Mueller ka mundësi që të jetë duke hetuar rreth një komploti të mundshëm për t'u lidhur me një qeveri të huaj me synimin për të ndikuar në zgjedhje dhe kjo, sipas tyre, përbën në vetvete vepër penale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG