Lidhje

Muzikantja Dakoli në zbardhjen e krimeve të diktaturës


Muzikantja e njohur shqiptaro-amerikane, Elida Dakoli, është këto ditë në Tiranë, jo vetëm për të dhënë një Koncert pianistik. Ajo dëshiron të japë ndihmesën e saj në përpjekjet për zbardhjen e krimeve të diktaturës komuniste shqiptare.

Pianistja Dakoli
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:29 0:00

Pianistja e njohur shqiptaro-amerikane Elida Dakoli erdhi në Tiranë me një koncert të veçantë në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Recitalet e dr.Dakoli janë një mënyrë e saj dhe një rast për të treguar se si familja e saj i mbijetoi komunizmit, ndërsa jeton në Texas dhe jep koncerte të shumta në SHBA dhe Europë.

Ajo thekson se është pjesë e vuajtjeve të popullit, sepse gjatë komunizmit ka humbur gjyshin e dashur, i cili ende nuk është gjetur se ku është varrosur nga diktatura.

Pas koncertit në Akademinë Shkencave, dr.Dakoli ajo vizitoi Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Ajo tha se do të përpiqej të siguronte një bashkëpunim mes këtij Instituti në Shqipëri dhe Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Uashington dhe u kërkoi studiuesve të këtij Instituti të përgatitnin një listë me propozime apo me ide për të bashkëpunuar.

Mikpritja në Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri u shoqërua me një informacion të bollshëm mbi botimin e mbi 80 librave që pasqyrojnë krimet e komunizmit shqiptar, një bibliotekë e tërë, ku mes të tjerëve vazhdon përgatitja e një fjalori mbi viktimat e terrorit komunist, i cili deri tani ka mbërritur në vëllimin e 7.

Vizita dhe koncerti i Elida Dakolit në Tiranë përmbante edhe një surprizë tjetër. Ajo luajti për herë të parë mbi një piano gjermane të Markës barkendorf, që iu dhurua akademisë së shkencave, prodhuar enkas për të. Dhe e solli An dhe Bob Rosental

Pianistja e njohurElida Dakoli jep koncerte në shumë qytete të Amerikës dhe të Europës, por ajo asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj dhe në udhëtimet e saj është bërë vetvetiu si një misionare e të vërtetave të atdheut të saj të dëmtuar rëndë nga regjimi komunist, krimet e të cilit duhen zbardhur, sepse vetëm kështu demokracia në Shqipëri mund të bëhet më e vërtetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG