Lidhje

Gjeorgji, Nato zhvillon manovra ushtarake në shkallë të gjerë


Gjeorgjia është organizatorja e një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë me pjesëmarrjen e mijëra trupave të NATO-s. Manovrat e koduara “Noble Partner” që po zhvillohen në një bazë pranë kryeqytetit Tbilisi, përkojnë me dhjetë vjetorin e ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji.

Në manovrat e sivjetshme marrin pjesë mijëra trupa nga NATO ndërsa afrohet dhjetë vjetori i luftës së Gjeorgjisë me Rusinë. Kjo është hera e katërt që NATO zhvillon stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë. Kapiteni Mathias Sturmer është komandant i kompanisë gjermane.

“Detyra e kompanisë time tokësore të blinduar ishte që të siguronim perimetrin përreth objektivit në unison me forcat amerikane, ukrainase, gjeorgjiane dhe lituaneze. Në këtë mënyrë faza tjetër e operacionit do të kurorëzohej me sukses.”

Manovrat dy javore të gushtit përkojnë me 10 vjetorin e ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji dhe konfliktit të shkurtër që pasoi. Rusia vazhdon të mbajë trupa dhe të mbështesë territorin që pushtoi, duke njohur shtetet seperatiste, Osetia e Jugut dhe Abkhazia. Shavlego Tabatadze është Gjeneral Brigade i forcave gjeorgjiane.

“Ushtarët amerikanë dhe gjermanë drejtuan një sulm të simuluar ndaj forcave gjeorgjiane. Manovrat e koduara “Noble Partner” janë të katërtat e këtij lloji që zhvillohen me forcat e armatosura gjeorgjiane, me ushtritë evropiane dhe amerikane. Synimi është mbështetja dhe përmirësimi i kapaciteteve të vendeve pjesmarrëse dhe atyre rajonale si dhe gatishmëria dhe ndërveprimi gjatë operacionit shumë-kombësh të trajnimit".

Sëbashku me trupat amerikane prej mbi 1 mijë ushtarësh, Shtetet e Bashkuara dërguan 12 autoblinda luftarake, pesë tanke Abrams dhe nëntë helikopterë. Në këto manovra morën pjesë edhe forca ushtarake të vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s si Ukraina, Armenia dhe Azerbajxhani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG