Lidhje

Akuza për transaksione të paligjshme financiare ndaj ligjvënësit Collins


Kongresmeni republikan Christopher Collins iu dorëzua FBI-së, pas akuzave të ngritura kundër tij se ka përdorur informacion të brendshëm për të tregtuar në mënyrë të paligjshme aksionet e një kompanie bioteknologjike.

Prokurorët i shpallën akuzat sot në qytetin e Nju Jorkut.

Kongresmeni Collins dhe dy të tjerë, duke përfshirë djalin e tij, akuzohen për komplot, mashtrim në transaksione dhe vepra të tjera.

Prokurorët thonë se akuzat lidhen me një skemë për të nxjerrë informacion të brendshëm rreth një kompanie bioteknologjike me qendër në Sidni të Australisë dhe me zyra në Okland të Zelandës së Re.

Sipas padisë, të pandehurit u përpoqën të merrnin informacione mbi rezultatet e provave nga një firmë bioteknologjike, para se ajo t’i shpallte ato.

Kongresmeni Collins mohon se ka bërë ndonjë shkelje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG