Lidhje

Masakra në Vlorë, kapet autori i dyshuar


Pas gati 12 orë kërkimesh, policia njoftoi se kishte bërë të mundur, mëngjesin e sotëm, arrestimin e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, autor i dyshuar, i vrasjes dje pasdite në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, të tetë personave, anëtarë të një familjeje, kushërinj të tij. Policia bëri të ditur gjithashtu se ka gjetur dhe armën, një kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

Për kapjen e tij u angazhuan forca të shumta policie, jo vetëm nga komisariati i Vlorës por dhe nga kryeqyteti përfshirë njësitë speciale. Ato rrethuan të gjithë zonën përreth, duke mos i lënë shumë hapësira për t’u fshehur apo larguar, të riut.

Nga hetimet e deritanishme dhe gjatë marrjes në pyetje të 24-vjeçarit rezulton se ai e ka kryer vrasjen pasi kushërinjtë e tij e kanë akuzuar për vjedhje. Megjithatë olicia ka njoftuar se ajo po heton dhe mbi pista të tjera. Të gjitha viktimat i përkasin familjës së xhaxhait të babait të 24 vjeçarit. Përveç 75 vjeçarit, Demir Zyka, e vrarë mbeti dhe bashkëshortja, dy djemtë e familjes, Azemi dhe Besimi së bashku me bashkëshortet e tyre, si dhe dy fëmijët e Besimit, Ledioni, 9 vjeç dhe Sara 17 vjeç.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG