Lidhje

Anija me migrantë ankorohet në Maltë


Të mërkurën anija evropiane e shpëtimit “Aquarius” mbriti në portën e Valetas në Maltë për të zbarkuar 141 imigrantë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje pesë-ditore mes vendeve të Bashkimit Europian që ndaluan hyrjen e anijes në disa porte.

Pasi e patën refuzuar fillimisht, autoritetet malteze ndryshuan mendje kur pesë vende të tjera ranë dakord t’i merrnin imigrantët.

Franca, e cila ka rënë dakord të marrë 60 prej tyre, falënderoi Maltën për atë që e cilësoi si një "gjest humanitar".

Disa imigrantë pritet të shkojnë në Gjermani, Luksemburg, Portugali dhe Spanjë ndërsa disa do të qëndrojnë në Maltë.

Imigrantët që do të strehohen në disa vende të BE-së përfshijnë dhe 114 të tjerë që autoritetet malteze i shpëtuan në detin Mesdhe ditën e hënë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG