Lidhje

Imigrantët në Itali arrijnë në qendrat e pritjes


FILE - Migrants wait to disembark from the Italian coast guard vessel "Diciotti" at the port of Catania, Italy, Aug. 22, 2018.
FILE - Migrants wait to disembark from the Italian coast guard vessel "Diciotti" at the port of Catania, Italy, Aug. 22, 2018.

Në Itali, autobusët me rreth 100 refugjatë dhe emigrantë të zbarkuar të dielën nga anija e rojes bregdetare "Diciotti" pas një bllokimi prej dhjetë ditësh, arritën në qendrën e pritjes të Kishës Katolike në Rocca di Papa.

Në qendrën pritëse kishin dalë si mbështetës të emigrantëve ashtu edhe protestues nga ekstremi i djathtë.

Peshkopët katolikë, Shqipëria dhe Irlanda kanë rënë dakord të marrin të 140 emigrantët e bllokuar në anijen Diciotti, shumica e të cilëve janë nga Eritrea.

Pesëdhjetë të tjerë nga të 190 personat e shpëtuar në det më 16 gusht nga roja bregdetare italiane u lejuan më parë të dalin nga anija, duke përfshirë të gjithë të miturit dhe të rriturit me probleme shëndetësore.

Qendra e pritjes në Rocca di Papa drejtohet nga Kisha Katolike italiane dhe u hap në vitin 2016.

Ajo aktualisht strehon 270 migrantë dhe refugjatë kryesisht nga Eritrea, Nigeria dhe Siria.

Emigrantët pritet të mbahen në Rocca di Papa vetëm disa ditë dhe pastaj të zhvendosen në objekte të tjera që i përkasin Kishës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG