Lidhje

Përvoja amerikane në koalicionet e komunitetit kundër drogave


Përvoja amerikane në koalicionet e komunitetit kundër drogave
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Në Tiranë, Koalicionet e Amerikës për Anti-drogën në Komunitet (Community Anti-Drug Coalitions of America - CADCA) nisën sot takimet me organizata shqiptare për të sjellë në Shqipëri përvojën e tyre.

Veprimtarët pohuan se përdoruesit e drogave po shtohen, ndërsa trajtimi spitalor është i vështirë, ndaj nevojiten koalicionet komunitare kundër drogave, sipas përvojës amerikane.

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare YWCA dhe Koalicionet e Amerikës për Anti-drogën në Komunitet (Community Anti-Drug Coalitions of America - CADCA) nisën sot krijimin e koalicioneve të komunitetit për të ulur përdorimin e lëndëve narkotike.

Përfaqësues të Koalicioneve Amerikane CADCA sollën sot përvojën e tyre kundër abuzimit me drogat dhe alkoolit në një takim me organizatat shqiptare dhe veprimtarë të antidrogave.

Organizata Aksion Plus vepron në Shqipëri prej vitit 1992 dhe ka ndihmuar mijëra të rinj që të ndahen nga droga.

Qendra e saj e detoksikimit dhe terapi me metadon mbështetet edhe një vit nga Fondi Global, por nevojat janë shumë më të mëdha, sepse numri i përdoruesve po rritet, ndërsa qendrat për trajtimin e tyre komunitar po mbyllen.

Veprimtarë të Koalicioneve Amerikane CADCA diskutuan sot me veprimtarët shqiptarë për të nisur një projekt pilot edhe në Shqipëri.

Ekspertët besojnë se edhe në Shqipëri mund të zhvillohen përvoja amerikane me koalicione në komunitet, tek sipërmarrjet, prindërit, shtypi, shkollat, policia, institucionet fetare, shëndetësore e sociale, për të bashkëpunuar me plane dhe strategji, që ulin konsumin e lëndëve narkotike.

Shqipëria numëron jozyrtarisht rreth 50 mijë përdorues të drogës, kryesisht të grupmoshave rreth 20 vjeç, nga të gjithë llojet e narkotikëve nga cannabis sativa deri tek drogat e rënda, si heroina dhe kokaina.

Raportet e fundit flasin edhe për një shtim në përdorimin e drogave të forta e ato më të lehta.

Trajtimi spitalor ndaj përdoruesve të drogave nuk është i përshtatshëm dhe veprimtarët besojnë se trajtimi komunitar me parandalimin dhe uljen e konsumit është më pranë atyre, që kanë nevojë për këtë mbështetje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG