Lidhje

Trump kërcënon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë


Trump
Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi se do t'i tërheqë SHBA nga Organizata Botërore e Tregtisë nëse ky grup i tregtisë globale nuk "reformohet".

"Nëse ajo nuk reformohet, unë do të tërhiqesha nga Organizata Botërore e Tregtisë", tha Presidenti Trump për rrjetin Bloomberg News. Ai tha se marrëveshja për krijimin e Organizatës Botërore të Tregtisë ishte "marrëveshja më e keqe tregtare e arritur ndonjëherë".

Një tërheqje e SHBA mund të paralizonte një nga themelet e sistemit të tregtisë globale, për krijimin e të cilit Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol thelbësor.
Kërcënimi i zotit Trump për të dalë nga Organizata Botërore e Tregtisë vjen pas njoftimit të Bloomberg News se ai planifikon të imponojë tarifa me një vlerë shtesë prej 200 miliardë dollarësh ndaj importeve kineze, duke filluar nga java e ardhshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG