Lidhje

Nderimet në Kongresin amerikan për Senatorin McCain


Në Kongresin amerikan u zhvillua një ceremoni solemne për nder të Senatorit John McCain, ndërsa bëhen homazhet e fundit për njeriun që dikur ka qënë ish i burgosur lufte në Vietnam dhe dy herë kandidat për president i Shteteve të Bashkuara. Senatori i shtetit Arizona e humbi betejen me kancerin. Por 81 vjeçari do të mbahet mend për aftësitë e tij për kapërcimin e ndarjeve sipas vijave partiake.

Nderimet në Kongresin amerikan për Senatorin McCain
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Ish i burgosuri i luftës dhe senator, John McCain njihej si një burrë i pazakontë, një politikan që nuk druhej kur kundërshtonte vetë Partinë Republikane.

“Kjo është një politikë e dështuar në Irak. Nuk do të funksionojë kështu dhe duhet ndryshuar.”

Kjo aftësi për të vënë besimin mbi politikën vlerësohet nga amerikanët, nga të dy krahët e politikës, që qëndruan në radhë për gjashtë orë për t’i dhënë lamtumirën.

“Më vjen keq që e humbëm. Ai ishte njeriu i fundit me veti të pazakonta”, thotë një grua.

Amato Delloiacono është nga shteti Masaçusets.

“Ai ishte një njeri i mirë. Reflektonte mirësinë që ka Amerika.”

Ish kandidati për president u nda nga jeta me 25 gusht, pas një beteje me kancerin në tru. Në shenjë nderimi arkivoli me trupin e tij u vendos në sallën kryesore të ndërtesës së Kongresit amerikan.

Kris Wiebold ka ardhur nga Virxhinia Perëndimore.

“Kur të kaloj pranë arkivolit të tij, do ta falenderoj për lirinë time.”

McCain ka qënë pilot i marinës, që u rrëzua nga zjarri armik në Vietnam në vitin 1967. Në këtë intervistë të rallë me televizionin francez ai foli për atë kohë.

“Aeroplani u qëllua nga zjarri kundërajror”,u shpreh ai.

Zoti McCain vuajti më shumë se pesë vite tortura, si i burgosur lufte. Gjatë asaj kohe, Kha Vu ishte ishte fëmijë në Saigon. Ai e admironte karakterin e zotit McCain.

“Ai nuk i urreu udhëheqësit e Vietnamit. Por u kthye atje duke u shtrirë dorën, siç bëjnë anëtarët e familjes, me qëllimin për të ndërtuar botën së bashku.”

Pas lirimit nga burgu, McCain u zgjodh senator i shtetit Arizona në Senatin amerikan. Ai kandidoi për president në vitin 2000 dhe përsëri në vitin 2008, ku fitoi mes republikanëve por humbi përballë Barack Obamës.

Paul Ryan është Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

“Edhe pse nuk u zgjodh president, ai arriti atë që është shumë më e fuqishme: dashurinë e përhershme të popullit dhe një shembull për gjeneratat e ardhëshme.”

16 vjeçarja Liberty Ladd pajtohet plotësisht.

“Polarizimi nga ekstremet e majta apo të djathta.. gjenerata ime do të mësojë nga ai se si të bashkëpunojmë.”

Në letrën e tij të lamtumirës John McCain shruante “Gjithmonë na kanë bashkuar më shumë gjëra se sa na kanë ndarë”. Një njeri, që edhe pasi ka ndërruar jetë, vazhdon të unifikojë vendin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG