Lidhje

Rusia mbështet ofensivën e qeverisë siriane në Idlib


Rusia iu bashkua Iranit, duke shprehur mbështetjen për operacionin e paralajmëruar nga Siria për të rimarrë kontrollin e provincës Idlib të mbajtur nga kryengritësit, bastioni i fundit i madh i opozitës në vend.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të martën se Idlibi është një xhep terrorist dhe se situata e atjeshme po dëmton përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit sirian.

Komentet vijnë pas deklaratave të bëra dje nga Ministria e Jashtme e Iranit, e cila thoshte se Idlibi duhet të pastrohet nga "terroristët". Mediat iraniane gjithashtu citonin Ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif i cili tha gjatë një vizite në Siri se Idlibi duhet të rikthehet në kontrollin e popullit sirian dhe se përpjekjet e rindërtimit në Siri dhe kthimi i refugjatëve duhet të vazhdojnë.
Në Idlib ka rreth 3 milion banorë dhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për numrin e madh të viktimave që mund të shkaktonte një fushatë ushtarake siriane atje.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi mbrëmë Sirinë për të mos ndërmarrë ndonjë sulm të papërgjegjshëm ndaj Idlibit. Ai gjithashtu u bëri thirrje dy mbështetësve kryesorë të ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad, Rusisë dhe Iranit, për të frenuar veprimet e tyre.

Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë kanë vendosur të mbajnë një takim në Teheran të premten për të diskutuar mbi gjendjen në Idlib.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG