Lidhje

Kavanaugh për në Gjykatën e Lartë; grindjet përfshijnë Senatin


U.S. Supreme Court nominee Judge Brett Kavanaugh is sworn in by committee Chairman Chuck Grassley to testify during his U.S. Senate Judiciary Committee confirmation hearing on Capitol Hill in Washington, U.S.
U.S. Supreme Court nominee Judge Brett Kavanaugh is sworn in by committee Chairman Chuck Grassley to testify during his U.S. Senate Judiciary Committee confirmation hearing on Capitol Hill in Washington, U.S.

Dita e dytë e seancës dëgjimore për konfirmimin e të emëruarit të Presidentit Trump në Gjykatën e Lartë, konservatorin Brett Kavanaugh, filloi sërish me tensione dhe ndërprerje nga salla. Kaos, protesta dhe mosmarrëveshje partiake shënuan edhe ditën e parë të seancës dëgjimore dje në Senat. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Bowman, pakica demokrate u përpoq disa herë të shtynte punimet, por republikanët ishin të vendosur për të vazhduar procesin.

Dita e dytë e seancës dëgjimore për Gjykatësin Kavanaugh, të emëruarin e Presidentit Trump në Gjykatën e Lartë, filloi sërish me tensione dhe ndërprerje nga salla. Forcat e sigurisë nxorrën nga salla disa protestues.

Tensionet ishin të larta edhe gjatë seancës së parë dje, ndërsa senatorët flisnin njëkohësisht dhe përpiqeshin të ngrinin zërin mbi thirrjet e protestuesve.

“Zoti kryetar, mendoj se duhet nxjerrë përjashta ky që bërtet”, kërkoi Senatori republikan Orrin Hatch.

Disa shprehën habinë me situatën.

“Është si ‘Liza në botën e çudirave’”, tha Senatori demokrat Patrick Leahy.

“Kjo është e para seancë dëgjimore për anëtar të Gjykatës së Lartë që zhvillohet me rregullat e turmës”, deklaroi Senatori republikan John Cornyn.

Gjykatësi Kavanaugh është i emëruari i dytë i Presidentit Trump në Gjykatën e Lartë. Konfirmimi i tij mund të konsolidojë maxhorancën konservatore në Gjykatën e Lartë për dekadat e ardhshme. Demokratët janë zotuar të kundërshtojnë emërimin e tij, por në mungesë të votave të duhura, po përpiqen të ngadalësojnë procesin dhe kanë akuzuar Shtëpinë e Bardhë se nuk ka ofruar dokumentacion për periudhën gjatë së cilës zoti Kavanaugh shërbente si jurist në administratën e ish-Presidentit George W. Bush.

“Çfarë ka frikë t’i tregojë administrata popullit amerikan? Çfarë po përpiqet të fshehë?”, pyeti Senatori demokrat, Richard Blumenthal.

“Ky është vetting-u më i mangët, më partiak dhe më pak transparent që kam parë ndonjëherë për një anëtar të Gjykatës së Lartë”, deklaroi Senatori demokrat Patrick Leahy.

Republikan u kundërpërgjigjën.

“Senatorët disponojnë më shumë dokumenta për Gjykatësin Kavanaugh se për çdo të emëruar tjetër në historinë e Senatit”, tha Kryetari i Komisionit për Gjyqësorin, Senatori republikan Chuck Grassley.

“Mendoj se ky sherr nuk është asgjë më pak se një përpjekje e kolegëve demokratë për të risjellë akuzat e zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës”, tha Senatori republikan Ted Cruz.

Gjykatësi Kavanaugh qëndroi në heshtje për orë të tëra, duke pritur radhën për të folur.

“Filozofia ime gjyqësore është e drejtpërdrejtë. Gjykatësi duhet të jetë i pavarur dhe duhet të interpretojë ligjin; jo të bëjë ligje”, tha zoti Kavanaugh.

Demokratët frikësohen se një maxhorancë e konsoliduar konservatore në Gjykatën e Lartë do të rrezikonte të drejtat e grave dhe homoseksualëve. Ata shqetësohen gjithashtu se konfirmimi i zotit Kavanaugh do t’i jepte një aleat personal Presidentit Trump, në kohën kur po zhvillohen hetimet e prokurorit të posaçëm. Republikanët kundërpërgjigjen me faktin se zoti Kavanaugh është një mendje ligjore e shkëlqyer dhe objektive dhe se kualifikimet e tij në gjyqësor janë të padiskutueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG