Lidhje

Tiranë: Rinis vetingu me prokurorin Bujar Hoti


Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve risini sot në Tiranë, teksa prokurori i Gjykatës së Apelit në Durrës, Bujar Hoti doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai ka kandiduar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndaj edhe gjendet në listën e parë të vetingut. Prokurori Hoti ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës deri në 2013.

Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës, derisa u shkarkua 5 vjet më parë, duke qëndruar si prokuror në Apelin e Durrësit.

Hoti zotëron 3 apartamente dhe disa automjete, dhe bashkëshortja e tij punon si notere, duke u bërë burim me rëndësi në të ardhurat e familjes, ku përfshihet edhe shkollimi i fëmijës jashtë vendit.

Gjyqtarët dhe prokurorët po shqyrtohen për nga pastërtia e pasurisë dhe figurës së tyre, aftësia dhe rezultatet në punën e tyre.

Nga lista me 57 emrat e parë janë 26 të konfirmuar, 21 të rrëzuar deri më tani, ndërsa për 5 të tjerë procesi u ndërpre për shkak të dorëheqjes së tyre.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka të konfirmuar vetëm 3 nga 9 anëtarët. Gjykata Kushtetuese ka mbetur e bllokuar, po ashtu edhe Gjykata e Lartë.

Mosngritja e KLGJ-së pritet të shtyjë zgjidhjen e situatës në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa mosngritja e KLP-së pritet të shtyjë më tej ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH dhe Prokurorisë antikorrupsion SPAK.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG