Lidhje

Shqipëri: Opozita kërkon vetting ndaj politikës. Rama mirëpret propozimin


Opozita shqiptare kërkoi sot veting për politikanët përmes disa ndryshimeve kushtetuese, nga një mbledhje e përbashkët e grupeve parlamentare nga qyteti i Elbasanit, duke munguar në seancën plenare të parlamentit në Tiranë.

Seancën e mëparshme, deputetët e opozitës munguan po ashtu në seancë, duke zhvilluar mbledhje në Shkodër në të njëjtën orë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se vendi ka nevojë për dekriminalizim të plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin, për çlirimin e drejtësisë nga kapja politike e qeverisë Rama, për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një ekonomi të çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar.

Shqipëri, opozita kërkon veting për politikanët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00

Zoti Basha tha se opozita kërkon vetting për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Kërkesa në formë projekt-ligji dhe amendamentesh në Kushtetutë pritet të dorëzohet të premten.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur” - tha zoti Basha.

Partia Demokratike pritet të depozitojë te premten në Kuvend disa amendamente kushtetuese, që mundësojnë zbatimin e vettingun edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Sipas drejtuesit të saj Basha, niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante, ndaj nisma për vettingun ndaj politikanëve është një mundësi jetike për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Partia Demokratike kërkon zbatimin e vettingut dhe kontrollin e figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë me shpresë se ky proces dekriminalizon qeverisjen dhe politikën, lufton korrupsionin, ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale, pastron rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë nga individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar dhe garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar.

Kryeministri Edi Rama mirëpriti nismën e Partisë Demokratike për të shtrirë vettingun edhe tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Zoti Rama shënoi në një postim në rrjetin social Twitter: “Vetting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s'do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t'i ikin drejtwsisë.

Ai shtoi se çdo ide për të rritur llogaridhënien ndaj politikanëve është e mirëseardhur dhe se shumica është gjithmonë gati ta diskutojë me PD.

Kryeministri Rama pati deklaruar disa kohë më parë se pas gjyqtarëve dhe prokurorëve do ta kenë radhën edhe politikanët.

Qeveria është shprehur e gatshme për bashkëpunim në nismat e opozitës për përmirësimin e jetës së vendit.

Lufta ndaj krimit e korrupsionit dhe përmbyllja me sukses e reformës në drejtësi janë kërkesa kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe të Bashkimit Europian në rrugën e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG