Lidhje

Suedi: Partia kundër imigracionit fiton popullaritet


Në Suedi po mbahen të dielën zgjedhje parlamentare që mund të ndryshojnë reputacionin e vendit skandinav si një bazë e fortë liberale.

Partia kundër emigracionit “Demokratët e Suedisë”, që do që vendi të dalë nga Bashkimi Evropiand dhe të ngrijë imigracionin, shpreson të bëhet partia më e madhe e vendit.

Udhëheqësi i kësaj force politike, Jimmie Akesson u tha votuesve të shtunën se duhet të ketë politika “të rrepra, të përgjegjshme” për imigracionin që të ndihmojnë në krijimin e “një hapësire për të marrë frymë në Suedi”.

Po të shtunën, Kryeministri Stefan Lofven paralajmëroi se “ata që urrejnë po nxisin njerëzit kundër njëri-tjetrit … ne do të rezistojmë . Ne do të ngremë zërin për barazinë”.

Suedia, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, është goditur nga një fluks azil-kërkuesish, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika.

Fluksi prej 163 mijë azilkërkuesish në Suedi në vitin 2015, ka polarizuar votuesit dhe ka prishur konsensusin politik që ekzistonte në vend.

Organizatat e sondazheve thonë se popullariteti në rritje i “Demokratëve Suedezë”, një parti që i ka rrënjët në një grup neo-nazist, mund të sjellë si rezultat të drejtën e vetos të grupit të së djathtës së skajshme, që do të përcaktonte se cilat parti do të hynin në qeverinë e ardhshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG