Lidhje

Tiranë: Studimi i MJAFT, transparencë e ulët e qeverisë

Lëvizja “Mjaft” publikoi sot një studim sipas të cilit, qeveria shqiptare u përkeqësua me 3 pikë sa i takon transparencës, krahasuar me vitet e mëparshme.

Studimi thotë se hapja institucionale e qeverisë shqiptare është afërsisht sa mesatarja e vendeve të tjera të rajonit, por kjo nuk është në nivel të kënaqshëm në raport me standartet e kërkuara ndërkombëtare.

“Në faqen zyrtare të qeverisë shqiptare nuk gjendet asnjë informacion në lidhje me transparencën buxhetore të qeverisë apo edhe të shtetit. Mungojnë tabelat fillestare të buxhetit, raportet e ndërmjetme të shpenzimeve buxhetore, gjendja e borxhit publik, si dhe tabelat e shpenzimeve faktike vjetore në krahasim me planifikimet e bëra” - tha Aldo Merkoçi, drejtueës i Lëvijzes MJAFT.

Madje, u vu re se nuk ka asnjë dokument që vërteton depozitimin në kohë nga kryeministria të draftit të buxhetit vjetor pranë administratës së parlamentit, kohë kjo e përcaktuar tre muaj përpara fillimit të diskutimeve në komisione parlamentare.

Shqipëria renditet e 4 mes 7 vendeve të Ballkanit pas Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, duke lënë pas vetëm Bosnjen dhe Kosovën.

Qeveria shqiptare ka plotësuar vetëm në 40 për qind treguesit e transparencës, thotë studimi, ndërsa çështjet e konfliktit të interesit, kodit të etikës, lobingut, transparencës buxhetore dhe prokurimeve publike paraqiten në një vlerësim të ulët.

Në faqen e kryeministrisë mungojnë informacionet mbi prokurimet, procedurat, kontratat, prokurimet me vlera të mëdha, prokurimet faktike të krahasuara me regjistrin e parashikimeve të prokurimeve publike.

Raporti thotë se qeveria shënon shifrën 0 të hapjes institucionale sa i takon veprimtarive, që lidhen me paratë e shtetit.

Krahas transparencës, edhe integriteti ka patur rënie, sepse qeveria nuk regullon me ligj veprimtaritë lobuese dhe nuk ka të publikuar ndonjë strategji antikorrupsion, thuhet në studim.

Niveli i transparencës dhe hapjes së institucioneve janë po ashtu të ulëta edhe në pushtetin vendor.

Sipas vëzhgimeve ngaInstituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), “pjesëmarrja e publikut në vendim-marrjen e bashkive është e ulët dhe ato nuk janë transparente, gjë që lë vend për korrupsion të zhvilluar nga qeverisja qendrore deri në pushtetin vendor” - tha Sotiraq Hroni, drejtues i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Studimet vërejtën se organizatat e shoqërisë civile e kanë shtuar presionin ndaj administratës për transparencë ndaj qytetarëve dhe mirëqeverisje, por mbetet shumë për të luftuar korrupsionin, që fshihet prapa mbylljes së dokumentave.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG