Lidhje

Kriza në Venezuelë - Maduro vazhdon jetën e luksit


Pamjet filmike që tregojnë presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, duke ngrënë mish në një restorant luksoz, kanë shkaktuar zemërim në mbarë botën, në emër të njerëzve të varfër të vendit të tij.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi Nicolas Maduro-n t’i dërgojë të martën një përshëndetje kuzhinierit të restorantit (Nusret Gokce), ku thuhej se kishte kaluar shumë mirë në restorantin e tij Nusr-Et në Stamboll, ku vetëm një copë mish mund të kushtojë qindra dollarë.

Opozita politike në Venezuelë thotë se kjo është dëshmia se Nicolas Maduro është i shkëputur nga kriza që ka përfshirë vendin, në një kohë kur me miliona vetë ndodhen në nevojë e shumë të tjerë largohen për në vendet fqinjë, për ushqime dhe ilaçe.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të kompanisë Meganalisis, publikuar në gazetën “Miami Herald”, më shumë se 30 për qind e banorëve të Venezuelës thonë se hanë vetëm një vakt në ditë dhe rreth 8 në 10 persona thonë se kanë vështirësi të gjejnë ushqim të mjaftueshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG