Lidhje

Tiranë: Arrestohet për rryshfet prokurorit avokatja Donata Lepenica


Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe specialistët për hetimin e korrupsionit arrestuan sot në Tiranë avokaten Donata Lepenica dhe shtetasit Yzeir Bala dhe Megi Maksi, pas akuzave mbi përpjekjet për korruptim të punonjësve të drejtësisë.

Operacioni policor “Ndërmjetësi” zbatoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku dyshohet se në këtë veprimtari kriminale u përfshinë edhe persona të tjerë.

Avokatja Lepenica dyshohet se ka marrë të holla nga klienti për të ndërhyrë në prokurorinë e Tiranës dhe për të ndryshuar rrjedhën e një çështje hetimore.

Avokatja e arrestuar dyshohet se për të lehtësuar pozitat e një klienti, që akuzohet për kultivim kanabisi, i ka ofruar rreth 2 mijë euro një prokurori.

Prokurori që u takua me avokaten është Përparim Hasa dhe aktualisht po hetohet roli i tij, nëse përmushet akuza për mitmarrje edhe për të mbas dyshimeve për korrupsion.

Pamjet e kamerave të prokurorisë janë sekuestruar nga zyrtarët e krimeve të rënda, ku gjendet çastet e dhënies së rryshfetit, ndërsa besohet se janë kapur edhe biseda telefonike mes avokates dhe personave të tjerë, ku përmendet zgjidhja e çështjes pas rryshfetit.

Përdorimi i avokatëve mbrojtës si shpërndarës rryshfetesh midis prokurorëve, gjykatësve dhe të pandehurve është një nga metodat më të shpeshta të korruptimit në sistemin gjyqësor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG