Lidhje

Shkarkohet kryeministri suedez Stefan Lofven


Swedish Prime Minister Stefan Lofven speaks to the press, after he was ousted in no-confidence vote, in Stockholm, Sweden, Sept. 25, 2018. (TT News Agency/Anders Wiklund via Reuters)
Swedish Prime Minister Stefan Lofven speaks to the press, after he was ousted in no-confidence vote, in Stockholm, Sweden, Sept. 25, 2018. (TT News Agency/Anders Wiklund via Reuters)

Ligjvënësit suedezë shkarkuan kryeministrin Stefan Lofven pas një votëbesimi për shkak të mungesës së një shumice parlamentare të qartë pas zgjedhjeve të 9 shtatorit.

Asnjë nga forcat politike nuk arriti të sigurojë shumicën për të qeverisur. Demokratët suedezë, të cilët mbrojnë politikat kundër imigracionit, fituan 62 vende social-demokratët e qendrës në pushtet siguruan 144 vende dhe koalicioni i aleancës së qendrës së djathtë 143 vende.

Asnjë prej dy forcave kryesore nuk ka pranuar të hyjë në koalicion me demokratët për të formuar një koalicion qeverisës. Zoti Lofven do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e një qeverie të re.

Suedia, sikurse shumica e vendeve të Evropës, është goditur nga një numër i madh azilkërkuesish që vijnë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika. Rritja e valës së emigrantëve ka polarizuar votuesit, duke krijuar tensione në një vend të njohur për konsensusin politik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG