Lidhje

Rusia do të furnizojë Sirinë me sistem modern raketash


Russian Defense Minister Sergei Shoigu attends a meeting of President Vladimir Putin with Turkish President Recep Tayyip Erdogan in Sochi, Russia, Sept. 17, 2018.
Russian Defense Minister Sergei Shoigu attends a meeting of President Vladimir Putin with Turkish President Recep Tayyip Erdogan in Sochi, Russia, Sept. 17, 2018.

Rusia njoftoi se në javët e ardhshme do të furnizojë Sirinë me një sistem modern raketash S-300.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se presidenti Vladimir Putin urdhëroi këtë masë, pasi sistemi sirian i mbrojtjes ajrore goditi pa dashje javën e kaluar një aeroplan rus, në vend të një avioni izraelit, duke vrarë të 15 personat që ndodheshin në bord.

"Jemi të sigurt se zbatimi i masave të tilla do të qetësojë disa koka të nxehta dhe do ndalojë veprimet impulsive të atyre që paraqesin kërcënim për trupat tona, përndryshe do të duhet të reagojmë në përputhje me situatën", tha ministri Shoigu.

Këshilltari amerikan për Sigurisë Kombëtare John Bolton këshilloi Rusinë të rishqyrtojë vendimin, duke thënë se sistemi i ri i raketave do të ishte një "përshkallëzim domëthënës" i tensioneve tashmë të larta në rajon.

Lidhur me incidentin Rusia ka fajësuar Izraelin, ushtria e të cilit po kryente sulme ajrore në Siri në atë kohë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG