Lidhje

Komisioni Juridik i Senatit shqyrton pretendime të reja ndaj kandidatit Kavanagh


Komisioni Juridik i Senatit amerikan tha të mërkurën se po heton pretendimet e reja për sjellje me abuzime seksuale nga ana e kandidatit të Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh në prag të një seance dëgjimore, që do të ndihmojë të përcaktohet, nëse ai do të konfirmohet në gjykatën më të lartë të vendit.

Julie Swetnick pretendon në dëshminë e saj se Brett Kavanaugh ishte i pranishëm në një festë në fillim të viteve 1980, në të cilën ajo ishte një viktimë e një "përdhunimi në grup". Ajo tha se "u bë e vetëdijshme" për përpjekjet e zotit Kavanaugh dhe të të tjerëve për të hedhur "drogë dhe / ose alkool " në pije, në mënyrë që "t’i bënte vajzat të humbisnin aftësinë e tyre për të thënë “Jo "

Kavanaugh i mohoi me forcë këto pretendime, duke i quajtur ato "qesharake dhe superficiale".

Këto pretendime iu dorëzuan Komisionit Juridik të Senatit nga avokati i zonjës Swetnick, Michael Avenatti, i cili gjithashtu përfaqëson Stormy Daniels, një aktore pornografike, e cila pretendon se ka pasur një takim seksual me Presidentin Donald Trump në vitin 2006.

https://twitter.com/MichaelAvenatti/status/1044960428730843136

Në një shkrim në Twitter, presidenti Trump i referohet Avenatit si "një avokat i shkallës së tretë, që është i mirë për të bërë akuza të rreme".

((https://twitter.com/Bencjacobs/status/1044992376794763265 )).

Seanca e së enjtes do të përfshijë dëshmi nga Brett Kavanaugh dhe gruaja e parë që e akuzoi atë për sulm seksual, Christine Blasey Ford. Ajo pretendon se zoti Kavanaugh e sulmoi atë seksualisht në vitin 1982, kur ata ishin të dy adoleshentë.

Një ditë para seancës së Senatit, komisioni publikoi dëshminë me shkrim të zotit Kavanaugh. Kavanaugh përsëri mohon akuzat për sulme seksuale, duke vënë në dukje se "ka pasur një fushatë për të dalë me diçka apo gjithçka, pa marrë parasysh se sa të neveritshme apo të urryera kanë qënë pretendimet - që duan të bllokojnë një votim për emërimin tim". Ai shton më pas se: "Këto janë përpjekje të minutës së fundit, që kanë thjesht dhe qartë synimin për të më njollosur."

Avokatët e zonjës Ford i dorëzuan Komisionit të mërkurën deklarata të nënshkruara nga katër persona, të cilët thonë se ishin në dijeni të akuzës përpara se ajo të publikohej.

Avokatët thanë se dokumentet janë nënshkruar nga bashkëshorti i zonjës Ford, i cili tha se ai mësoi për here të parë për sulmin e dyshuar gjatë një seance terapie që çifti ka patur në vitin 2012. Dokumentet tregojnë se miku i saj Keith Koegler, thotë se zonja Ford e diskutoi incidentin me të në vitin 2016 dhe përmendi emrin e zotit Kavanaugh tre muaj më parë.

Ford, një profesore kolegji në Kaliforni, tha se ata ishin nxënës të shkollës së mesme në vitin 1982, kur Kavanaugh e shtyu atë në një shtrat, e ngacmoi dhe u përpoq t’i hiqte rrobat në një festë.

Kavanaugh e ka mohuar akuzën e zonjës Ford dhe avokatët e tij pritet të përforcojnë pretendimin e tij se ai nuk ka marrë pjesë në atë festë. Avokatët e tij i dërguan Komisionit pesë faqe nga kalendari i tij i shkollës nga vera e vitit 1982. Këto faqe kalendari tregojnë se Kavanaugh ka qenë me miqtë e tij, në një udhëtim në plazh dhe i ngarkuar me një listë punësh.

A sign requesting privacy and stating she has no comment is posted outside the home of Deborah Ramirez in Boulder, Colo., Monday Sept. 24, 2018.
A sign requesting privacy and stating she has no comment is posted outside the home of Deborah Ramirez in Boulder, Colo., Monday Sept. 24, 2018.

Një pretendim i dytë nga Deborah Ramirez u njoftua të djelën nga revista The New Yorker. Artikulli bëri që demokratja kryesore në Komisionin Juridik të Senatit, Dianne Feinstein, të bënte thirrje për një shtyrje të seancës dëgjimore të së enjtes. Avokati i zonjës Ramirez tha për emisionin "Today" të kanalit NBC, se ajo është e gatshme të dëshmojë publikisht në Kongres.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG