Lidhje

Riatdhesimi i rohingave në Mianmar


Ministri i Mianmarit për Mirëqenien Sociale bëri të ditur se qeveria e vendit të tij, po "bën gjithçka për të programuar" riatdhesimin e më shumë se 700 mijë anëtarëve të komunitetit Rohingya.

Komentet e Win Myat Aye për shërbimin burmez të “Zërit të Amerikës” vijnë një ditë pasi kryeministri i Bangladeshit kritikoi ritmin që po ndjek Mianmari për kthimin e tyre në atdhe.

Anëtarët e komuniteti mysliman Rohingya u zhvendosën në Bangladesh pasi ushtria e Mianmarit po sulmonte fshatrat ku ata jetonin, gjë që u vërtetua dhe nga gjetjet e Departamentit amerikan të Shtetit.

Qeveria e Mianmarit ka thënë se veprimet e ushtrisë ishin përgjigjja legjitime ndaj sulmeve të gushtit 2017 ndaj pozicioneve të sigurisë nga një grup i armatosur i Rohingya-ve i quajtur Ushtria e Shpëtimit.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët e komunitetit Rohingya kanë vlerësuar se si pasojë e sulmeve të vitit të kaluar nga forcat e sigurisë kanë vdekur me mijëra vetë. Qeveria e Mianmarit i ka mohuar akuzat duke thënë se forcat e saj nuk janë përfshirë në akte mizore.

Më parë këtë javë Shtetet e Bashkuara njoftuan një ndihmë humanitare shtesë prej 185 milionë dollarësh për Mianmarin dhe Bangladeshin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG