Lidhje

Pretenca, 64 vite burg për “Grupin Shullazi”


Në Shqipëri, prokuroria kërkoi sot 64 vite burg për grupin e Emiljano Shullazit. Pretenca u lexua në sallën ku të pandehurit nuk ishin të pranishëm dhe përfaqësoheshin vetëm nga avokatët e tyre. Prokurorët e Krimeve të Rënda kërkuan 17 vite burg për Shullazin, 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqen dhe 11 vite për Endrit Zelën. Ata akuzohen për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj pedagogëve Mynyr Koni e Dhori Kule, dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Seanca e sotme u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Njësi të shumta të policisë dhe forcave speciale ishin të pranishme në zonën përreth Gjykatës. Në sallë ndërkohë, u panë dhe përfaqësuesë të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane.

Dy javë më parë, çështja “Shullazi” krijoi tensione të forta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shkak të zëvendësimit të prokurorit që e kishte ndjekur atë, i larguar me një leje afatgjatë për arsye shëndetësore. Një grup i madh prokurorësh refuzuan zëvendësimin e kolegut të tyre me short, gjë që pasoi në nisjen e një hetimi disiplinor ndaj tyre me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre prokurorë u transferuan jashtë Tiranës. Në një koment të sajin për Zërin e Amerikës, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh se mbështet “prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG