Lidhje

Dhuna paszgjedhore në Nigeri shkakton mijëra të zhvendosur


Dhuna paszgjedhore në Nigeri shkakton mijëra të zhvendosur
Dhuna paszgjedhore në Nigeri shkakton mijëra të zhvendosur

Kryqi i Kuq thotë se si pasojë e dhunës paszgjedhore në veri të Nigerisë janë plagosur 410 njerëz dhe janë zhvendosur 40 mijë të tjerë.

Dhuna duket se po shuhej sot, kur kandidati i mundur presidencial Muhamadu Buhari tha se ai mund të sfidonte rezultatet e zgjedhjeve, dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të qetësohen.

Trazirat nisën të dielën mbasi zyrtarët e zgjedhjeve thanë se z. Buhari, i cili i përket pjesës myslimane, humbi përballë kandidatit të krishterë Goodluck Johnathan. Mbështetësit e zotit Buhari sulmun kisha, shtëpi dhe stacione policie në veri të vendit, duke shkaktuar raprezalje ndaj të krishterëve.

Dëshmitarët thonë se ata kanë parë trupa të djegur nëpër rrugë, si dhe xhami e kisha të rrafshuara nga zjarri.

Media njofton se rreth 50 njerëz mund të kenë vdekur nga dhuna, ndonëse zyrtarë të qeverisë dhe agjenci të ndihmave nuk kanë pranuar të japin shifra për të vdekurit gjatë trazirave, nga frika e shpërthimit të një vale raprezaljesh.

Vëzhguesit e pavarur thanë se votimet e së shtunës, ishin kryesisht të lira e të ndershme.

XS
SM
MD
LG