Lidhje

Nuk ka kandidatë për 1 vend në KLP


Prokuroria e pergjithshme
Prokuroria e pergjithshme

Në Shqipëri, thirrja e parë e Prokurorisë së Përgjithshme për kandidime për vendin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dështoi pasi asnjë prokuror nuk u ofrua. Kryeprokurorja Arta Marku u detyrua që të premten të shpallte një thirrje të dytë. Afati është 15 ditor. Kandidatët duhet të jenë nga Prokuroritë e Apelit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 5 janë përzgjedhur nga jashtë sistemit ndërsa 6 vendet e tjera ndahen mes kandidatëve nga Prokuroritë e e Shkallës së Parë (3 vende), nga Prokuroritë e Apelit (2 vende) dhe nga Prokuroria e Përgjithshme (1 vend). Ndërsa nga Prokuroritë e Shkallës së Parë dhe asaj të Përgjithshme ka disa kandidatë që kanë kaluar testin e rivlerësimit, për anëtarët nga Apeli, vetëm një prokuror mundi të rikonfirmohet, Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës. Dy kandidaturat e tjera, Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës dhe Luan Kaloci nga Apeli i Tiranës, u rrëzuan.

Situata e krijuar shtyn në kohë krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Normalisht, sipas Ligjit, vetëm procedurat e rivlerësimit kërkojnë minimalisht tre muaj kohë. Në rastin më të mirë, KLP-ja do të duhet të ngrihet në fund të muajit Janar. Dhe vetëm më pas të nisin fazat për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë speciale antikorrupsion, SPAK.

E njejta gjë ndodhi dhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku sërish u desh një thirrje e dytë për kandidatët nga Gjykatat e Apelit, që të paraqiteshin më pas 2 emra. Moskrijimi i KLGJ-ës mban peng plotësimin e vendeve në Gjykatën e Lartë, e cila ka mbetur vetëm me 4 anëtarë që kanë kaluar procesin e rivlerësimit, nga 19 që parashikon ligji.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG