Lidhje

Shtyhen hetimet për Tahirin


Në Shqipëri prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot shtyrjen me tre muaj të tjerë të afatit të hetimeve ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri

Prokuroria kërkoi më shumë kohë për kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore duke shpjeguar se ëhstë në pritje të një përgjigjeje nga Italia, se po bën verifikime për disa të dhëna të dërguara nga Mali i zi si dhe verifikime pasurore.

Hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm, nisën tetorin e vitit të shkuar, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet u hapën menjëherë pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i tij përmendet disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me shpejtësi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë. Në fillim të muajit maj, zoti Tahiri dha dorëheqjen si deputet. Menjëherë pas kësaj ndaj tij u mor masa e arrestit të shtëpisë, e cila më pas u hoq me vendim të Gjykatës së Apelit

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG