Lidhje

TAP, nisin punimet për tubacionet nën det


Gazjellësi TransAdriatik Pipeline (TAP) nisi sot punimet për realizimin e pjesës ndoshta më të vështirë të projektit, atë të instalimit të tubave të cilët do të kalojnë nën detin Adriatik për të lidhur kështu segmentin shqiptar të gazsjellësit me atë italian. Në një ceremoni të zhvilluar në Fier, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati tha se “ky është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në ndërtimin e TAP, përfundimin e punimeve dhe vënien në punë në vitin 2020. TAP është një nga projektet më strategjike dhe më të qëndrueshme që po ndërtohet në Evropë dhe do të ofrojë një burim të ri energjie për përdoruesit familjarë dhe bizneset e rajonit duke rritur alternativat për furnizim me energji. Tashmë, mbi 80% e projektit është përfunduar dhe ne jemi krenarë që punimet po kryhen në përputhje me standardet më të larta dhe praktikat më të mira të industrisë.”

Seksioni detar i projektit është 105 kilometra i gjatë. Realizimi i punimeve i është besuar kompanisë së njohur italiane “Saipem”. Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar: dy anije do përdoren për shtrimin e tubacionit dhe anije të veçanta për drenazhimin, furnizim me tuba, punimet e vogla ndërtimi, rimorkimin dhe analiza. Për shtrirjen e tubave në ujëra të thella, deri në 810 metra, do të përdoret një anije shtrimi gjysmë e zhytur në ujë, ndërsa për shtrirje në ujëra të cekëta do të përdoret një anije shtrimi për ujëra të cekëta. Janë 9 mijë tuba, me një peshë të përgjithshme prej 100 mijë ton, saldimi i të cilave do të bëhet fillimisht në anije, përpara se të shtrihen në fund të detit. Një kabull me fibra optike do të instalohet përgjatë tubacionit për të mundësuar komunikimin me dy drejtime, nga tubacioni në qendrën e mbikëqyrjes dhe kontrollit, gjatë fazës operacionale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG