Lidhje

Tiranë: Të rinjtë e shkencave krijojnë aplikacione në shërbim të qytetarëve


Organizata EESTEC Tirana zhvilloi takimin “Closer to the community” (Më pranë qytetarëve” me projekte që lehtësojnë shërbimet për ta.

EESTEC është një organizatë ndërkombëtare të shkencave kompjuterike, e cila ka 54 filiale në të gjithë Europën, edhe në Shqipëri, ndërsa misioni është të ndihmojë këta studentë në arritje profesionale.

Tiranë, të rinjtë përfshihen në projekte inovative
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Në tubim u paraqit projekti “Institucioni Virtual”, një aplikacion që i shërben komunitetit për t’u informuar mbi shërbime të ndryshme. EESTEC gjeti shpejt mbështetjen e fondacioneve Ivanaj.

“Teknologjitë e reja janë metoda të mrekullueshme për të mësuar gjuhët, matematikën, algjebra, gjeografinë dhe shkencat dhe për të lehtësuar shërbimet dhe kjo po ndodh në shumë vende të botës dhe kjo është sfida e kohëve moderne”- tha zonja Drita Ivanaj, drejtuese e fondacionit.

“Institucioni Virtual” u mbështet nga organizata LËVIZ ALBANIA në mesin e projektevepër forcimin e demokracisë vendore.

Organizata EECTEC thotë se përherë e më shumë të rinj në Shqipëri janë të motivuar për t’u zhvilluar profesionalisht e në të njëjtën kohë t’i vijnë në ndihmë komunitetit më anë të teknologjisë. Ndaj projektet e tyre gjejnë gjithnjë mbështetje, sepse bëhen të dobishme për qytetarët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG