Lidhje

Italia goditet rëndë nga shirat dhe përmbytjet


Shirat e rrëmbyer në Italinë verilindore shkaktuan përmbytjen e lumit Piave dhe rrëzimin e një ure në zonën e Ponte del Priula të mërkurën. Me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe lidhje telefonike.

Pavarësisht përmirësimit të kushteve atmosferike në dy ditët e fundit, pritet që moti i keq të rikthehet të enjten, nisur nga kjo autoritetet e mbrojtjes civile të rajonit të Venetos po monitorojnë nga afër lumenjtë Adige dhe Brenta.

Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta që përfshinë pothuaj gjysmën e vendit janë bërë shkak për vdekjen e 11 personave. Rreth 6 mijë zjarrfikës janë shpërndarë në zonat e prekura për të prerë pemët dhe hequr baltën nga rrugët e ndërtesat në zonat e përmbytura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG