Lidhje

Rriten shqetësimet për përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë amerikane


FILE - This July 14, 2018 file photo shows the building of the Main Directorate of the General Staff of the Armed Forces of Russia, also know as Russian military intelligence service in Moscow, Russia.

Me vetëm disa ditë para zgjedhjeve të mes-mandatit në Shteteve të Bashkuara, po rriten shqetësimet se përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë amerikane shtrihen përtej zgjedhjeve të 6 nëntorit apo zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020.

Zyrtarët e mbrojtjes dhe sigurisë shqetësohen se, si pjesë e planit të tanishëm të Moskës për të mbjellë ndarje dhe mosmarrëveshje, ajo po përpiqet të mposht ushtrinë amerikane jo me plumba apo raketa, por me një strategji të mediave sociale.

Taktika është një rritje e strategjisë gjithëpërfshirëse të Rusisë për të gjetur shtresa brenda shoqërisë amerikane ku tashmë ekzistojnë mosbesime dhe zemërim dhe t’i zgjerojnë këto ndarje me mesazhe të targetuara.

Në rastin e ushtrisë amerikane, sipas zyrtarëve të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë dhe perëndimorë, synimi i Kremlinit ka të ngjarë të jetë vendosja e asaj që njihet si kontrolli reflektiv. Zyrtarët thonë se duke përçuar tek trupat amerikane llojin e duhur të dezinformimit, Rusia mund t'i predispozojë ata të bëjnë zgjedhje apo vendime që janë të favorshme për Moskën.

Nuk është e qartë se në çfarë mase ka qënë personeli ushtarak amerikan në shënjestër.

Zëri i Amerikës foli me zyrtarë të shumtë të mbrojtës dhe të sigurisë, të cilët nuk pranuan të komentonin mbi natyrën apo qëllimin e operacioneve të influencës ushtarake të orientuar nga Rusia. Megjithatë, pothuajse të gjithë zyrtarët pranuan se Rusia ka patur si objektiv personelin ushtarak amerikan, dhe mënyra se si po bëhet kjo, është një shqetësim.

“Ne e dimë që kjo po bëhet,” tha zëvendës sekretari i Mbrojtjes për Politikat Kibernetike Ed Wilson. “Kjo është arsyeja që ne kemi shtuar vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.”

"Po rishqyrtojmë mënyrën se si stërvisim dhe edukojmë forcën tonë", tha ai duke vënë në dukje se përpjekjet shkojnë përtej ushtrisë, në agjencitë partnere të Departamentit të Mbrojtjes.

Kontrolli reflektiv

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se përdorimi i operacioneve influencuese të Rusisë për të targetuar forcat e armatosura amerikane nuk duhet të jetë befasi. Presidenti rus Vladimir Putin tashmë e ka testuar këtë qasje, duke përdorur mediat sociale sidomos në vende si Ukraina, dhe qysh atëherë ajo është bërë një pjesë gjithnjë e më kritike e strategjisë gjithëpërfshirëse të Rusisë.

President Vladimir Putin speaks at a meeting with officers of Russia's military intelligence, GRU, in Moscow, Nov. 2, 2018 .
President Vladimir Putin speaks at a meeting with officers of Russia's military intelligence, GRU, in Moscow, Nov. 2, 2018 .

“Nuk ka asgjë të re me Rusinë apo Bashkimin Sovjetik që kërkon të ketë këtë nivel influence, tha drejtori i Agjeincisë së Zbulimit të Mbrojtjes, gjeneral lejtnanti Robert Ashley përpara një audience në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në shtator. “Kjo është diçka që është në AND-në e Putinit si ish agjent i KGB-së.”

Zyrtarët amerikanë kanë qenë të vetëdijshëm për këto përpjekje për njëfarë kohe. Të paktën që nga marsi i vitit 2017, një prezantim i Shkollës Informative të Mbrojtjes përpara oficerëve të marrëdhënieve publike të ushtrisë identifikoi dezinformimin në mediat sociale si një problem me rrezik të lartë, i aftë për të shkatërruar "besimin dhe sigurinë" në radhët e ushtrisë.

Por pjesa më e madhe e fokusit të ushtrisë kur bëhet fjalë për mediat sociale, të paktën nga ajo që është ndarë publikisht, është përqendruar në mashtrimet që vënë në shënjestër personelin ushtarak, apo në sjelljet e papërshtatshme ose madje të paligjshme.

Disa zyrtarë të lartë amerikanë janë munduar të minimizojnë rreziqet e operacionit të ndikimit të Rusisë, duke thënë në disa mënyra se kërcënimi ndaj trupave amerikane nuk është i ndryshëm nga kërcënimi për askënd tjetër.

A po funksionon?

Ekspertët shqetësohen se duke i trajtuar operacionet e influencës ruse si thjesht një problem i Amerikës dhe jo si një çështje ushtarake, e ka lënë ushtrinë amerikane të ekspozuar ndaj ofensivës ruse në mediat sociale.

“Personeli ushtarak amerikan dhe veteranët janë guri i pazbuluar në përpjekjet ruse të influencimit, për të cilin askush nuk po tregon interes”, thotë Clintt Watts, ish-agjent i FBI-së, tashmë pjesë e Qendrës së Universitetit George Washington për Sigurinë Kibernetike.

Zoti Watts, i cili ka dëshmuar më parë në Kongres për operacionet ruse të influencimit, mendon se rusët kanë arritur tashmë një avantazh të konsiderueshëm.

Clint Watts, a Senior Fellow at the Foreign Policy Research Institute Program on National Security, talks with reporters on Capitol Hill in Washington, March 30, 2017, following his testimony before the Senate Intelligence Committee hearing on Russian int
Clint Watts, a Senior Fellow at the Foreign Policy Research Institute Program on National Security, talks with reporters on Capitol Hill in Washington, March 30, 2017, following his testimony before the Senate Intelligence Committee hearing on Russian int

“Në radhët e rekrutëve të ushtrisë amerikane, Rusia ka fituar një bazë të gjerë mbështetjeje që vazhdon edhe sot në këtë vend”, thotë ai.

Një pjesë e suksesit të hershëm të rusëve filloi gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, kur fushata e tyre për të ndryshuar balancën elektorale në favor të kandidatit Trump duke i mëshuar mesazheve si “Amerika e Para” apo retorikës së tij të fortë ndaj terrorizmit, mund të ketë zënë vend mes rekrutëve të ushtrisë.

Një studim shkencor i kryer në maj 2016 nga “Military Times” zbuloi se “Donald Trump-i u shfaq si i preferuari i ushtarakëve për t’u bërë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, duke ia kaluar Hillary Clinton-it në raport 2 me 1”.

https://www.militarytimes.com/news/2016/05/09/military-times-survey-troops-prefer-trump-to-clinton-by-a-huge-margin/

Një anketim më i fundit i “Military Times” dhe Institutit për Veteranët dhe Familjet e Ushtarakëve në Universitetin e Sirakuzës, tregon se ndoshta opinionet po ndryshojnë. Mbi 70% e ushtarakëve të anketuar besojnë se Rusia është një kërcënim domethënës (18% më shumë se vitin pararendës).

((https://www.militarytimes.com/news/pentagon-congress/2018/10/16/why-todays-troops-fear-a-new-war-is-coming-soon/))

Megjithatë, ekspertë dhe ish-zyrtarë thonë se nuk ka prova që operacionet influencuese ruse ndaj personelit ushtarak amerikan dhe familjarëve të tyre ka vazhduar i papenguar.

Heather Conley
Heather Conley

“Qoftë në Facebook, apo në Twitter etj., e shohim se në cilat grupe fokusohet Rusia”, thotë Heather Conley, ish-zv.ndihmës sekretare shteti gjatë administratës së Presidentit George W. Bush.

Tashmë zv.presidente për Evropën, Euroazinë dhe Arktikun, në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, zonja Conley thotë se ushtria është vetëm një ndër grupet në shënjestrën e Rusisë, siç janë edhe p.sh. organet ligjzbatuese dhe organizatat fetare.

“Ato po përdoren, pa e ditur, për të promovuar dizinformimin dhe influencën negative”, thotë ajo. “Ja fillojnë duke identifikuar aktorët kryesorë në radhët e këtyre grupeve të mëdha”.

E dashura nënë ushtaraku

Të paktën pjesërisht, Rusia është përpjekur të vendosë kontakt me këta aktorë në platforma si Twitter, duke përdorur llogari të rreme që shtiren sikur u përkasin amerikanëve me lidhje me ushtrinë.

Ndër radhët e llogarive të publikuara nga Twitter-i për lidhje me Agjensinë ruse të Studimit të Internetit, të paktën 39 prej tyre promovojnë lidhjet me ushtrinë.

Disa prej tyre zunë pak ose aspak vend, si p.sh. llogaritë “Fighting to *Make America Great Again* strong #military supporter. Combat #Vet ????#OORAH Ret. #Frogman ???? #Sheepdog #Patriot ???? Follow me”, të cilat nuk fituan asnjë ndjekës.

Të tjera paten rezultate më të mira, duke tërhequr qindra ndjekës.

Një llogari ruse, që vetëpërshkruhet si e krijuar nga “Një amerikane krenare, bashkëshorte, nënë, konservatore, që i kam shërbyer vendit tim në forcën e marinsave”, #RedNationRising, https://t.co/LK8io8dsBO, smartchic.me”, pati mbi 2 mijë ndjekës.

“Po shikojmë vërtet shumë llogari që vazhdojnë të hapura dhe që duhet se kanë lidhje të qarta ushtarake”, i tha Zërit të Amerikës, Bret Schafer, analist i mediave sociale për Fondin Marshall.

Zoti Schafer dhe kolegët e tij po studiojnë shtrirjen e Rusisë në mediat socale të personelit ushtarak amerikan dhe familjarëve të tyre. Ai thotë se përdorimi i termave “veteran” apo “nënë ushtaraku” nuk është i pazakontë.

“Do të vini re shumë banderola në Twitter, fotografi profilesh, të cilat nuk janë të identifikueshme me personin, por një anëtar i forcave të armatosura apo një lloj imazhi nënkupton menjëherë se personi është ushtarak apo familjar ushtaraku”, thotë ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG