Lidhje

Presidenti Trump distancohet nga Prokurori i Përgjithshëm në detyrë


Presidenti Donald Trump u përpoq të distancojë veten nga prokurori i përgjithshëm në detyrë që sapo emëroi këtë javë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, ndryshimi në qëndrimin e Presidentit erdhi pasi u ngritën pikëpyetje për ligjshmërinë e emërimit të zotit Whitaker.

Presidenti Trump përpiqet të distancohet nga Prokurori i Përgjithshëm në detyrë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Mesazhe të përziera nga Presidenti Donald Trump për prokurorin e tij të përgjithshëm në detyrë...

“Nuk e njoh Matt Whitaker-in. Matt Whitaker punonte për Jeff Sessions dhe për të kishte përshtypje jashtëzakonisht të mira; ende janë të tilla. Por, unë nuk e njihja Matt Whitaker-in”, u tha gazetarëve Presidenti Trump.

Ky koment erdhi vetëm dy ditë pasi Presidenti Trump shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, dhe në vend të tij caktoi shefin e tij të kabinetit, Matt Whitaker.

Disa thonë se emërimi është jokushtetues pasi zoti Whitaker nuk është konfirmuar nga Senati.

“Edhe sikur zoti Whitaker të jetë në detyrë apo në një rol të përkohshëm, nëse ai do të jetë prokuror i përgjithshëm, ai është zyrtar drejtues. Nëse ai është drejtues, ai duhet të konfirmohet nga Senati”, thotë Paul Schiff Berman, i Universitetit “George Washington”.

Kjo lëvizje mund të ndikojë edhe hetimin ndaj Rusisë që po kryen prokurori i posaçëm Robert Mueller. Zoti Whitaker, i cili tashmë ndoshta do të mbikqyrë hetimin, e ka kritikuar zotin Mueller publikisht, duke krijuar kështu shqetësim për të ardhmen e procesit hetimor.

“Mund të sjellë ngritje akuzash në masë, në mënyrë që raporti të publikohet përpara se të mbyllet procesi. Kjo do të ishte një mundësi. Dyshoj që zoti Mueller të ketë bërë gjithë këtë punë pa patur edhe një plan veprimi në rast se do të shkarkohej apo nëse do të urdhërohej mbyllja e procesit”, thotë David Abraham, i Universitetit të Majamit.

Presidenti Trump thotë se nuk ka folur me zotin Whitaker për hetimin ndaj Rusisë dhe nuk u prononcua nëse do të dëshironte që ai të ndikonte tek prokurori Mueller.

“Çfarë pyetje e trashë që është kjo. Çfarë pyetje e trashë. Të ndjek shumë dhe ti bën shumë pyetje të trasha”, iu përgjigj një gazetari Presidenti Trump.

Presidenti Trump ka shtuar sulmet ndaj gazetarëve. Më së fundmi, ai shkëmbeu fjalë me gazetarin e kanalit CNN, Jim Acosta, të cilit iu hoq në vijim edhe autorizimi për të qenë pjesë e trupës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Protesta në disa qytete amerikane shoqëruan shkarkimin e zotit Sessions që u bë menjëherë pasi Partia Republikane e Presidentit Trump humbi kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, të cilat shikohen si një referendum për presidencën e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG