Lidhje

Tiranë, ceremoni për rivarrimin e Mid’hat Frashërit


Ceremonitë e rivarrimit të Mid'hat Frashërit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Ceremonitë e rivarrimit të Mid'hat Frashërit

Në Tiranë, u zhvilluan sot ceremonitë zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të dijetarit dhe politikanit të njohur shqiptar, Mid'hat Frashëri.

Atij iu bënë nderime në Akademinë e Shkencave nga shumë qytetarë, ndërsa ceremonitë vazhduan pranë memorialit të vëllezërve Frashëri.

Ceremonia e rivarrimit të Mid'hat Frashërit

Ceremonia e rivarrimit të Mid'hat Frashërit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:35 0:00

Dijetari dhe politikani i njohur shqiptar Mithat Frashëri u përcoll sot me nderime për në banesën e fundit në atdhe, sipas amanetit të tij, pasi ndërroi jetë shumë vite më parë në SHBA.

Ceremoniali nisi nga aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza, ku eshtrat e shqiptarit të njohur mbërritën, të shoqëruar nga delegacioni zyrtar, që i nisi këto nderime nga SHBA.

Qindra qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera ku banojnë shqiptarë bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë arkëmortit të Mithat Frashërit në mjediset e Akademisë së Shkencave.

Mes qytetarëve dhe studentëve morën pjesë në këto nderime edhe shumë shkrimtarë, studiues e historianë, që dhanë vlerësimet e tyre për këtë figurë të rëndësishme të historisë së shkencës dhe shtetit shqiptar.

Në homazhet për nderim të dijetarit dhe politikanit të njohr shqiptar Mithat Frashëri morën pjesë edhe shumë përfaqësues të të përndjekurve politikë të regjimit komunist. Një prej tyre është edhe Nebil Çika, drejtues i njërës prej organizatave të të përndjekurve politikë të diktaturës komuniste.

Pas homazheve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, eshtrat e zotit Frashëri u varrosën me një tjetër ceremoni zyrtare pranë memorialit të rilindasve shqiptarë, familjarë të tij. Fjalën kryesore këtu e mbajti kryeministri Edi Rama, i cili theksoi vlerat e Mithat Frashërit në fushën e filologjisë dhe politikës shqiptare.

Ceremonitë për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit nisën në Nju Jork disa ditë më parë dhe u mbyllën në Shqipëri me nderimet si një personalitetit të shquar shqiptar. Me punën e tij të jashtëzakonshme në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, ai la vepra të rëndësishme si filolog, diplomat, shkrimtar dhe politikan, të denja si pasardhës i rilindasve Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG