Lidhje

Ministri izraelit i Mbrojtjes jep dorëheqjen


Israel
Israel

Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Lieberman njoftoi dorëheqjen të mërkurën si përgjigje ndaj një armëpushimi me grupin militant palestinez Hamas.

Zoti Lieberman është në mesin e atyre përfaqësuesve të qeverisë izraelite e gjetkë, të cilët e kanë kritikuar armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti, duke preferuar që ushtria izraelite t'i përgjigjet më me forcë militantëve në Rripin e Gazës.

Ai tha të mërkurën se marrëveshja është "një kapitullim ndaj terrorit".

Më herët, kryeministri Benjamin Netanjahu e mbrojti vendimin për të ndalur konfliktin në Gaza dhe për t'i dhënë fund ditëve të tëra luftimesh vdekjeprurëse mes të dy palëve.

"Armiqtë tanë janë lutur për një armëpushim dhe ata e dinë pse," tha zoti Netanyahu.

Militantët në Gaza hodhën 460 raketa dhe mortaja drejt Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj duke goditur 160 objektiva në Gazë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG