Lidhje

Gazetari Acosta në pritje të përgjigjes për akreditim


Një gjykatës federal pritet të japë të enjten vendimin nëse Shtëpia e Bardhë duhet, të paktën përkohësisht, të lejojë gazetarin e rrejetit televiziv CNN Jim Acosta të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për të bërë punën e tij.

Rrjeti CNN dhe Acosta pretendojnë se heqja e kredencialeve të tij për të mbuluar ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë shkel amendamentin e parë dhe të pestë të kushtetutës amerikane. Avokatët e tyre po kërkojnë një pezullim të përkohshëm të urdhërit të Shtëpisë së Bardhë.

Korrespondenti i rrjetit CNN pranë Shtëpisë së Bardhë Jim Acosta nuk komentoi pasi u largua pas seancës dëgjimore të mërkurën, duke vendosur të presë vendimin e gjyqtarit Timothy Kelly mbi kërkesën e kanalit CNN për një pezullim të përkohshëm të vendimit të Shtëpisë së Bardhë.

Administrata e presidentit Trump javën e kaluar i hoqi akreditimin gazetarit Acosta pasi ai i drejtoi një seri pyetjesh presidentit duke i kërkuar sqarime se përse kishte cilësuar karvanin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që po i afrohen Shteteve të Bashkuara si një "pushtim"

Acosta: Ata janë qindra milje larg. Ky nuk është pushtim.

Trump: Më lejoni të udhëheq vendin, ju drejtoni CNN-in dhe nëse do ta bënit mirë, do të kishit shikueshmëri më të lartë.

Trump: Mjaft, mjaft. Peter, vazhdo.

Acosta: Kam një pyetje tjetër, lidhur me hetimin për Rusinë. A jeni të shqetësuar se mund të ketë padi...

Trump: Nuk jam i shqetësuar për hetimin e Rusisë, sepse është një mashtrim. Mjaft më. Hiqe mikrofonin ".

Avokatët e qeverisë thonë se sjellja e zotit Acosta pengon Shtëpinë e Bardhë të zhvillojë një konferencë të rregullt për shtyp.

Disa organizata të mëdha lajmesh, përfshi edhe rivalin e CNN-it, Fox News - që përgjithësisht konsiderohet si mbështetëse e administratës Trump - kanë shprehur mbështetjen e tyre për përpjekjet ligjore të ndërmarra nga CNN-i.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG