Lidhje

Vazhdon protesta e banorëve të Unazës së Re


Vazhdojnë protestat e banorëve të Unazës së Re
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

Në Tiranë, u zhvillua sot një protestë para bashkisë kundër planeve për të shembur dhjetëra banesa gjatë ndërtimit të Unazës së Re.

Banorët dyshojnë se po bëhen viktimë e planeve korruptive të fshehta për biznese private, prapa fasadës së zgjerimit të një rruge.

Vazhdoi sot për të 12 ditë protesta e banorëve të Unazës së Re në periferi të Tiranës kundër shembjes së banesave të tyre për të krijuar hapësira publike.

Në mbrëmje ato dogjën goma e kazana mbeturinash në lagjen e tyre, bllokojnë rrugën e Unazës, ndërsa në mëngjes protestojnë para bashkisë, duke e goditur ndërtesën me vezë dhe fishekzjarre.

Protestuesit kërkojnë transparencë dhe dialog me zyrtarët e bashkisë, sepse thonë se janë të painformuar mbi projektet që po shenohen sipër banesave të tyre, që i kanë ngritur prej mbi 20 vjetësh.

Edhe sot banorët kërkuan të takohen për përgjigje konkrete nga përfaqësues të bashkisë për zgjidhjen e strehimit të tyre, dhe sërish u përpoqën të hynin në ndërtesën e bashkisë, por u penguan nga policia.

Opozita i ka mbështetur këto protesta, duke deklaruar se është fjala për një tjetër aferë korruptive të shumicës socialiste, që po i jep miliona euro një firme të dyshimtë që u shfaq dhe fitoi pa garë reale 3 muaj më parë, duke shkatërruar qindra banesa dhe duke nxjerrë jashtë pa punë e pa strehë një numër të madh familjesh e personash të të gjitha moshave.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, tha sot se 3 policë morën plagë gjatë protestës së sotme, por puna dhe projektet zhvilluese do të fitojnë në fund.

Më herët ai ka thënë se bashkia nuk do të tërhiqet nga projekti për Unazën e Re, se ky është një projekt i mirënjohur prej 30 vjetësh, se objektet e parashikuara do të prishen, ndërsa banorëve do t’u jepen qera dhe dëmshpërblime.

Banorët protestues u kanë dërguar letra dhe peticione drejtuesve të institucioneve më të larta shtetërore, ku kërkojnë të mos nxirren në rrugë në prag të dimrit, pa u dëmshpërblyer më parë 100% me vlerën e tregut për banesat e tyre.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi të ngrihet një dialog midis banorëve dhe institucioneve për t’u gjetur zgjidhja më e përshtatshme dhe për të shmangur “situatën konfliktuale” në periferi të kryeqytetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG