Lidhje

Tarifat në qendër të debatit Bruksel - Uashington


Komisionerja evropiane për Tregtinë tha se Bashkimi Evropian do të hakmerret nëse administrata amerikane vendos tarifa ndaj automjeteve të importuara.

Pas një takimi në Uashington me përfaqësuesin amerikan për tregtinë Robert Lighthizer, komisionerja Cecilia Malmstrom paralajmëroi se tarifat do të dëmtonin të dyja ekonomitë si atë amerikane ashtu dhe atë evropiane.

Zonja Malmstrom tha se BE-ja është duke përgatitur një listë mallrash amerikane ndaj të cilave do të vendosen tarifa me një vlerë të barabartë me ato që zoti Trump ka kërcënuar se do t’i vendosë makinave evropiane krahas atyre në zbatohen aktualisht për çelikun dhe aluminin.

Sipas zonjës Malmstrom takimi me homologun amerikan u përqendrua tek gjetja e mënyrave për të ulur barrierat rregullatore dhe tek krijimi i mundësive për vendet e BE-së të importojnë më shumë produkte amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG