Lidhje

Nënpresidenti Pence merr pjesë në takimin e APEC-ut


U.S. Vice President Mike Pence delivers his opening statement at the start of the ASEAN-US Summit in the ongoing 33rd ASEAN Summit and Related Summits Thursday, Nov. 15, 2018 in Singapore.
U.S. Vice President Mike Pence delivers his opening statement at the start of the ASEAN-US Summit in the ongoing 33rd ASEAN Summit and Related Summits Thursday, Nov. 15, 2018 in Singapore.

Nënpresidentit amerikan Mike Pence dhe presidenti kinez Xi Jinping ofruan pikëpamje konkurruese ekonomike ndërsa folën me udhëheqësit rajonalë në takimin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit, APEC në Papua Guinenë e Re.

Nënpresidenti Pence paralajmëroi anëtarët e APEC-ut kundër borxhit të jashtëm.

"Mos pranoni borxhe të jashtme që mund të kompromentojnë sovranitetin tuaj. Mbroni interesat tuaja, ruani pavarësinë tuaj. Dhe ashtu si Amerika, gjithmonë vendosni vendin tuaj të parin."

Nënpresidenti Pence tha se "angazhimi i Shteteve të Bashkuara në rajonin e Indo-Paqësorit nuk ka qenë kurrë më i fortë".

Presidenti kinez Xi foli në takim për iniciativën e tij ekonomike.

"Më lejoni ta bëj këtë të qartë: Iniciativa e Brezit dhe Rrugës është një platformë e hapur për bashkëpunim, udhëhiqet nga parimi i konsultimit dhe bashkëpunimit për përfitime të përbashkëta, nuk është i hartuar për t’i shërbyer ndonjë plani të fshehtë gjeopolitik dhe nuk përjashton askënd".

Nënpresidenti Pence gjithashtu u takua me Kryeministrin Australian Scott Morrison. Ai përshëndeti njoftimin e fundit të zotit Morrison për një ndihmë të re australiane për ishujt e Paqësorit.

Të dy udhëheqësit njoftuan gjithashtu se vendet e tyre do të ndërtojnë një bazë detare në Ishullin Manus të Papua Guinesë së Re.

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Japonisë sot gjithashtu lëshuan një deklaratë për partneritetin e tyre trepalësh për investime në infrastrukturë në rajonin e Indo-Paqësorit. Ata thanë se po promovojnë një rajon që është i lirë, i hapur, gjithëpërfshirës, i begatë dhe i sigurt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG