Lidhje

Kaliforni, Trump premton mbështetje për zonat e dëmtuara nga zjarret


President Donald Trump surveys the damage done by the Woolsey Fire in Malibu, Calif., Nov. 17, 2018. At left is Congressman Kevin McCarthy, who represents a nearby district.

Guvernatori i Kalifornisë shprehu optimizëm të dielën se Presidenti Trump do ta mbështesë shtetin që po përballet me zjarret më të mëdha dhe më shkatërruese në historinë e tij.

Pas vizitës së Presidentit Trump në Kaliforni të shtunën, guvernatori demokrat Jerry Brown tha të dielën në një intervistë për rrejtin CBS se presidenti “do të na mbështesë” dhe ka premtuar të vazhdojë të ndihmën për shtetin e Kalifornisë.

"Presidenti jo vetëm se ka nënshkruar një deklaratë presidenciale që i jep Kalifornisë fonde të konsiderueshme, por ai tha dhe u zotua në mënyrë specifike se do të vazhdojë të na ndihmojë, se aido të na mbështesë", tha guvernatori Brown. "Dhe mendoj se ishte një gjë shumë pozitive", tha ai.

Zoti Brown gjithashtu sugjeroi në intervistën e së djelës se zjarret në Kaliforni do t’ua ndryshojnë mendjen shumë skeptikëve të ndryshimeve kimatike në vitet e ardhshme.

Presidenti Trump vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarri në Kaliforni të shtunën, duke u takuar me njerëzit e prekur nga katastrofa. Të paktën 76 njerëz kanë vdekur dhe rreth 1,300 njerëz figurojnë të humbur, duke e bërë atë zjarrin më shkatërrues dhe vdekjeprurës në historinë e shtetit të Kalifornisë.

California authorities show President Donald Trump where fire damage occurred in the Paradise, Calif., area, Nov. 17, 2018. At left is Paradise Mayor Jody Jones. At least 71 people died, more than 1,000 are missing and 9,700 homes were destroyed.
California authorities show President Donald Trump where fire damage occurred in the Paradise, Calif., area, Nov. 17, 2018. At left is Paradise Mayor Jody Jones. At least 71 people died, more than 1,000 are missing and 9,700 homes were destroyed.

Presidenti Trump u premtoi zyrtarëve të Kalifornisë mbështetjen e qeverisë federale.

"Askush nuk mendonte se kjo do të kishte ndodhur, qeveria federale do t’u mbështesë, ne të gjithë do të mbështesim njëri-tjetrin".

Presidenti Trump u shoqërua nga kryebashkiakja e qytetit Paradise, Jody Jones, guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown, guvernatori i zgjedhur Gavin Newsom dhe kreu i agjencisë për menaxhimin e emergjencave federale, Brock Long.

U.S. President Donald Trump visits the wreckage of a mobile home park in Paradise, Calif., Nov. 17, 2018, with Federal Emergency Management Agency Administrator Brock Long, right. At left, California Gov. Jerry Brown talks with Paradise Mayor Jody Jones,
U.S. President Donald Trump visits the wreckage of a mobile home park in Paradise, Calif., Nov. 17, 2018, with Federal Emergency Management Agency Administrator Brock Long, right. At left, California Gov. Jerry Brown talks with Paradise Mayor Jody Jones,

"Unë mendoj se të gjithë jemi në të njëjtën rrugë. Ne duhet të menaxhojmë situatën, duhet të merremi me mirëmbajtjen dhe do të punojmë edhe me grupet ambientaliste. Mendoj se të gjithë e dinë zgjidhjen. Nuk mendoj se do të kemi zjarre të këtyre përmasave përsëri. Do të punojmë shpejt në këtë drejtim".

Të paktën 9,700 shtëpi u shkatërruan në flakë dhe 76 njerëz kanë vdekur. Më shumë se 1,000 njerëz figurojnë të humbur.

"Situata do të përmirësohet, por tani duam të kujdesemi për njerëzit e dëmtuar rëndë, familjet me anëtarë të zhdukur, kemi shumë njerëz që nuk janë gjetur".

Zona e zjarrit Camp Fire është tani më vdekjeprurësja në historinë e Kalifornisë. Më shumë se 5,500 zjarrfikës ende po përpiqen ta vënë nën kontroll zjarrin masiv.

Pasdite vonë, Presidenti Trump shkoi në Kaliforninë e Jugut, ku zjarri Woolsey ka djegur rreth 390 kilometra katrorë. Zyrtarët e këtij rajoni thanë të premten se rreth 60 për qind e zjarrit është nën kontroll. Banorët e evakuar kanë filluar të kthehen në këtë zonë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG