Lidhje

Republikani Rick Scott fiton garën në Florida


Guvernatori i Floridës Rick Scott fitoi garën për në senatin amerikan një diferencë prej 10,000 votash, thanë zyrtarë shtetërorë të dielën, pas një rinumërimi manual të tyre, një javë pas zgjedhjeve.

Scott, republikan dhe guvernatori i Floridës që nga viti 2011, u inkurajua nga presidenti Trump për të sfiduar demokratin Bill Nelson i cili kishte shërbyer në detyrë për tre mandate.

Fushata e zotit Scott tha se zoti Nelson e telefonoi duke pranuar humbjen në zgjedhje.

Në garën e debatueshme republikani Scott ishte përpara me rreth 15,000 vota pas zgjedhjeve të 6 nëntorit - një diferencë prej më pak se 0.25 për qindësh.

Ligji i Floridës kërkon një rinumërim elektronik në të gjithë vendin kur diferenca është më pak se 0.5 për qind dhe një rinumërim manual nëse diferenca është më pak se 0.25 për qind.

Workers at the Broward County Supervisor of Elections office, foreground, show Republican Democrat observers ballots during a hand recount, Friday, Nov. 16, 2018, in Lauderhill, Florida.
Workers at the Broward County Supervisor of Elections office, foreground, show Republican Democrat observers ballots during a hand recount, Friday, Nov. 16, 2018, in Lauderhill, Florida.

Election 2018 Florida Nelson
Election 2018 Florida Nelson

Lufta për vendin e Nelson në Senat ka qenë veçanërisht e acaruar, me të dy palët që paraqitën padi për procesin elektoral. Scott, Trump dhe republikanët e tjerë e kanë akuzuar zotin Nelson se po përpiqej të vidhte zgjedhjet, ndërsa zoti Nelson kishte pretenduar se zoti Scott ishte duke u përpjekur të ndalonte zyrtarët të numëronin çdo votë. Trump e quajti situatën "të turpshme."

Florida Governor-elect Ron DeSantis, right, answers questions from reporters, with his wife Casey, after being declared the winner of the Florida gubernatorial race at an election party in Orlando, Fla., Nov. 6, 2018.
Florida Governor-elect Ron DeSantis, right, answers questions from reporters, with his wife Casey, after being declared the winner of the Florida gubernatorial race at an election party in Orlando, Fla., Nov. 6, 2018.

Edhe gara e guvernatorit të Floridës u vendos pas një rinumërimi elektronik të enjten që rezultoi me një kryesim prej 0.4 përqind për republikanin Ron DeSantis ndaj demokratit Andrew Gillum, diferencë e mjaftueshme për të shmangur një rinumërim me dorë të votave.

Gillum pranoi humbjen e garës të shtunën pasdite, duke postuar një video në Facebook në të cilën ai uroi DeSantis për fitoren. Fushata e zotit DeSantis nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit.

Qarqet e Floridas kanë deri në mesditë të dielën për të përfunduar rinumërimin e votave me dorë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG