Lidhje

Arrin në 81 numri i viktimave të zjarrit në Kaliforni


California

Ndërsa zjarret e pyjeve në Kaliforni kanë lënë 81 të vdekur, zyrtarët dhe vendasit përpiqen për të gjetur familjet, miqtë dhe fqinjët e tyre, mes thuajse 900 personave që autoritet thonë se ende mungojnë. Por lista zyrtare e personave të zhdukur luhatet çdo ditë; javën e kaluar ishte 1,200, para se të binte në numrin aktual.

Firefighters move debris while recovering human remains from a trailer home destroyed by the Camp Fire in Paradise, California, U.S., Nov. 17, 2018.
Firefighters move debris while recovering human remains from a trailer home destroyed by the Camp Fire in Paradise, California, U.S., Nov. 17, 2018.

Fakti që numri i personave të zhdukur është rritur në mënyrë dramatike vjen ngaqë lista është vetëm një vlerësim i përgjithshëm. Ajo u përpilua nga zyra e sherifit lokal, i cili u bazua në thirrjet telefonike që njerëzit kishin bërë që nga fillimi i zjarrit për të gjetur të afërmit e tyre. Sherifi Kory L. Honea thotë se informacionin ai e bën të ditur sapo e merr, për shkak të urgjencës së krizës. Kjo do të thotë se informacioni në dispozicion është i dobishëm, por jo i përsosur. Vetëm të martën, zyra e sherifit Honeas tha se informacioni që kishte tregonte për 195 njerëz, por në sekretarinë telefonike ishin regjistruar edhe 171 persona të tjerë që i shtoheshin listës së personave të humbur.

Disa njerëz që ishin evakuuar kanë qenë në listë. Të tjerë mendojnë se numri është më i madh, sepse shumë prej atyre në listë janë të vdekur. Autoritetet kanë refuzuar të thonë publikisht se sa prej të zhdukurve nuk u dihet fati, por disa që kanë përjetuar flakët thonë se numri do të vazhdojë të rritet.

"Unë them se ky numër nuk është më pak se 150 deri 200 persona," thotë Pastor Josh Gallagher i Kishës së Aleancës Parajsore.

"Njerëzit u futën në pyll," tregon pastori Ghallagher për ditën kur zjarri që goditi Paradison, qytet prej 26,000 banorësh pothuajse i shkatërruar nga flakët. "Ata ikën me vrap, të ndjekur nga flakët dhe kjo ishte e tmerrshme”, thotë ai. Pastori Gallagher thotë se ndërsa ende nuk e di me siguri fatin e çdo anëtari të kishës së tij, dy prej atyre që ishin regjistruar si të zhdukur u paraqitën në kishë. Sheriff Honea ka thënë se shumë njerëz nuk e dinë se e kanë emrin të regjistruar në listë.

Mungesa e informacionit të besueshëm ka nxitur krijimin e një rrjeti të personave të zhdukur. Anëtarët e familjes dërgojnë fotografi të të dashurve të tyre në në Facebook dhe në grupe të tjera. Në terren, listat e gjata të shkruara me dorë të emrave dhe numrave të telefonit mbulojnë bordet e mesazheve në qendrat e evakuimit.

Zjarri parashikohet të mos jetë plotësisht i përmbajtur deri më 30 nëntor, por Pastor Gallagher thotë se të shpërngulurit, shumë të pastrehë, tashmë kanë filluar të përshtaten. "Normalitet i ri është duke u vendosur. Të jetosh në rimorkio, apo duke vendosur gjashtë familje në një shtëpi, tregon se kemi shumë punë për të bërë", thotë ai

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG