Lidhje

Falja e jetës gjelit të detit, një traditë e Shtëpisë së Bardhë


President Donald Trump with first lady Melania Trump, right, gives "Peas", on of the National Thanksgiving Turkeys, an absolute pardon during a ceremony in the Rose Garden of the White House, in Washington, Tuesday, Nov. 20, 2018.

Sipas një tradite dhjetravjeçare, Presidenti Donald Trump të martën i fali jetën një gjeldeti që e kishin çuar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës së Falenderimeve. Kjo festë tipike amerikane shënohet çdo vit të enjten e katërt të muajit nëntor. Dita e Falenderimeve ka filluar të kremtohet fillimisht kur President ishte Abraham Lincolni, por ajo u bë më tepër traditë në dekadat e fundit.

Presidenti Trump me të shoqen, Melaninë, drejtuan ceremoninë tradicionale, kur i falet jeta një gjeldeti në Kopështin e Trandafilave të Shtëpisë së Bardhë. Ata erdhën në ceremoni para se të niseshin për të shtëpinë e tyre verore në Florida, për të kaluar festën. Sipas traditës, zoti Trump i fali jetën njërit prej dy shpendëve, të quajtur Peas dhe Carrots:

Trump Turkey Pardon
Trump Turkey Pardon

"Fatkeqësisht, Carrots nuk e pranoi humbjen dhe kërkoi rinumërimin, prandaj jemi ende në luftë me të. Carrots më vjen keq të të them, por ne kemi arritur në përfundimin se rezultati nuk ndryshon.”

Presidenti ju referua me shakanë e tij rinumërimit të votave në Florida, pas zgjedhjeve për senatorin e ri të shtetit.

Të dy gjelat e detit që ishin zgjedhur për t’u çuar në Shtëpinë e Bardhë, i sollën në kryeqytet nga një fermë e Dakotës së Jugut, pak ditë para Festës së Falenderimeve dhe ata qëndruan në njërin prej hoteleve më luksozë të qytetit - Willard InterContinental. Ata i zgjodhi në mesin e 50 gjelave Kryetari i Federatës Kombëtare të Gjelave, Jeff Sveen.

"Në hangar kishte ajër të kondicionuar, muzikë country, si ajo e Elvis Presley-it, dhe kjo fazë e ceremonisë u pëlqen atyre. Në fillim patëm 50 gjela, që filluam t’i seleksionojmë, deri në në zgjedhjen e dy prej tyre të premten e kaluar,”- tha zoti Sven.

Falja e jetës së gjelave të detit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti, mendohet se ka filluar në kohën e Abraham Lincolnit, i cili për shaka, ja fali jetën gjeldetit të të birit. Në vitet që pasuan, disa presidentë i falën jetën gjelave të dhënë dhuratë, duke i çuar ata në mesin e kafshëve të tjera të fermës.

"Këtë traditë e filloi John. F. Kennedy dhe ajo ja vazhduar që nga koha e tij,”- thotë historiani Edward Lengel.

Sipas Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë, kthimi në fermë i gjeldetit të ceremonisë, u bë normë…

...në vitin 1981, nga Presidenti Ronald Reagan.

Falja zyrtare e gjeldetit u bë përfundimisht traditë e përvitshme e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1989...

...kur president ishte George (H.W.) Bush, si përgjigje ndaj aktivistëve të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve.

Peas dhe Carrots do ta kalojnë pjesën tjetër të jetës në universitetin shtetëror Virginia Tech, në Blacksburg të Virginias, por rreth 44 milionë gjela deti të tjerë do të përfundojnë të enjten në tryezat e Ditës së Falenderimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG