Lidhje

Dita e Falenderimeve, ushqime për familjet e ushtarëve


FILE — A traditional Thanksgiving dinner often includes turkey, gracy, cranberry sauce, mashed potatoes, stuffing and sweet potatoes.

Organizata “Operation Homefront” u shpërndan ushqime për Ditën e Falenderimeve familjeve të ushtarëve në zonën e Uashingtonit. Që kur ky program filloi, kjo organizatë ka dhuruar qindra-mijëra darka.

400 kuti të mbushura me ushqime të shijshme për të festuar Ditën e Falenderimeve.

Vivian Dietrich është Drejtore për rajonin qendror të Atlantikut për organizatën “Operation Homefront”.

"Sot ne po festojmë dhe po shprehim mirënjohjen duke u dhënë ushqime për festën familjeve të ushtarëve. Çdo familje merr një darkë të plotë, dhuruar nga kompanitë Harris Teeter, Miller Coors dhe Jackson family wines që punojnë së bashku për të na ndihmuar që të sponsorizojmë këto ushqime”, thotë ajo.

Në kuti ka salcë boronicash, pure patatesh, mashurka dhe ushqime të tjera, si edhe gjel deti për darkën tradicionale të festës.

Por nuk është vetëm ushqimi, është një mundësi për familjet që të kalojnë kohë së bashku, thotë Brigadier Gjeneral Aaron Dean II i Gardës Konbëtare.

"Këto shporta për ditën e Falenderimeve, krijojnë një mundësi për t’I mbledhur familjet, një shans për të qenë së bashku, për të ngrënë së bashku për të folur, për të provuar ndjesinë se je aty ku duhet të jesh në këtë Ditë Falenderimesh”, thotë ai.

Gruaja e tij, Laura Dean thotë se megjithëse ajo vetë nuk është në uniformë, si bashkëshorte e një ushtaraku, ajo është mirënjohëse për gjithçka burri i saj dhe të tjerët kanë sakrifikuar në vite.

“Ata japin jetën, sakrifikojnë shumë për ne dhe duke e bërë këtë sakrifikojnë shumë në familjet e tyre. Mungojnë në ditëlindje, festa dhe nuk bëjnë dot gjithçka me familjet e tyre, që t’u japin qytetarëve të këtij vendi liritë e tyre”, thotë ajo.

Rreshteri Jonathan Heun ka shërbyer në ushtri për 16 vjet. Ai kishte ardhur me të bijën.

"Jemi vërtet mirënjohës për gjeste të tilla, sepse është e vështirë për familjet, është e vështirë të jesh larg familjes. E vlerësojmë mbështetjen e komuniteteve tona. Është nder të mbështesësh ushtarët”, tha ai.

Specialisti Daniel Jones kishte sjellë katër djemtë me vete.

“Jam mirënjohës ndaj të gjithë atyre që na vlerësojnë. Edhe fëmijët e mi janë mirënjohës sepse shohin që ka edhe njerëz të tjerë që kujdesen për ne”.

Po kush do ta ndihmojë babin për të gatuar në Ditën e Falenderimeve?

“Unë do ta lë të gatuajë vetë. Unë vetëm do ha”, thotë njëri prej tyre.

“Unë do ta ndihmoj babin të bëjë makaronat me djathë”, thotë djali tjetër.

“Do përpiqem ta ndihmoj babin”, thotë i treti.

“Unë nuk do ndihmoj se babi nuk do shumë njerëz në kuzhinë, sepse ashtu gatuan më shpejt”, thotë djali tjetër.

“E para është siguria. Unë u tregoj ca gjëra por përpiqem t’I mbaj jashtë kuzhinës”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG