Lidhje

Macron, do të zbatohet taksa për karburantin pavarësisht protestave


Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se kishte dëgjuar zemërimin e qytetarëve dhe ankesat e tyre mbi taksat më të larta për karburantin. Mijëra njerëz po protestojnë në Francë prej dy javësh kundër taksave të reja. Por zoti Macron theksoi se nuk do të dorëzohej para grupeve të dhunshme dhe nuk do t’i të ndryshojë politikat për energjinë.

Komentet e presidentit vijnë pas më shumë se dy javë protestash, që ndonjëherë kanë qënë të dhunëshme. Organizatorët, të ashtuquajturit “Jelekët e Verdhë”, kanë organizuar tubime kryesisht në Paris por edhe në shumë qytete në mbarë vendin.

“Dua të them se nuk i ngatërroj veprimet e papranueshme të disa grupeve me protestat ku janë futur. Nuk po i përziej huliganët me qytetarët që duan t’u dëgjohet zëri. I kuptoj këta qytetarë, por nuk do të

thyhem para atyre që kërkojnë shkatërrim dhe trazira, sepse Republika ka të bëjë me rendin publik si edhe me lirinë e shprehjes së mendimit”, tha Presidenti Macron.

Trazirat, të cilat kanë shkaktuar dëme në rrugët e Paris, kanë kontribuar më tej në uljen e popullaritetit të presidentit Macron. Kundërshtarët e kritikojnë atë se i ka humbur lidhjet me votuesit.

Në një fjalim mbi politikat energjitike, Presidenti Macron tha se populli francez nuk mund të kërkojë shërbime më të mira publike dhe në të njejtën kohë ulje taksash.

“Nuk mund të jesh për mjedisin të hënën dhe kundër rritjes së çmimit të karburantit të martën. Nuk mund të marrësh vendim për taksimin e karbonit disa vite më parë dhe sot të denoncosh koston e naftës. Dua t’ju kujtoj se kjo taksë është votuar në vitin 2009, 2014, 2015 me mbështetjen e figurave politike të bindjeve të ndryshme.”

Presidenti e pranoi se rritja e taksës së naftës, e shoqëruar edhe me rritjen e çmimit të karburanteve, kishte shkatuar më shumë dhimbje se sa mendohej.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG