Lidhje

Prokurorët: Manafort gënjeu, shkeli marrëveshjen e bashkëpunimit


Ish-kryetari i fushatës presidenciale të zotit Trump, Paul Manafort-i, ka shkelur marrëveshjen e tij me prokurorët federalë amerikanë duke gënjyer hetuesit, sipas një njoftimi të bërë të hënën në mbrëmje nga zyra e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.

Zoti Manafort, i cili përballet me 10 vjet burg për krime të ndryshme financiare, kishte rënë dakord të bashkëpunonte me hetuesit që po kryejnë hetimeve për një bashkëpunim të mundshëm të fshehtë mes njerëzve të fushatës së presidentit Donald Trump me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016.

Në këmbim të bashkëpunimit të tij për t'iu përgjigjur pyetjeve "plotësisht, me vërtetësi, tërësisht dhe drejpërdrejt", disa nga akuzat kundër zotit Manafort u hodhën poshtë.

Por zyra e zotit Mueller thotë se Paul Manafort-i shkeli premtimin e tij dhe gjithashtu ligjin federal duke kryer "krime e gënjyer".

Në njoftim nuk përcaktohej se për çfarë konkretisht kishte gënjyer, por u tha se do të jepeshin detaje në një moment më të vonshëm. Avokatët e zotit Manafort-i i mohuan akuzat.

Ndërkohë të martën, zoti Trump vazhdoi sulmet e tij ndaj hetimit që po kryen zoti Mueller. Ai tha se mediat kombëtare amerikane "po krijojnë një figure prej shenjtori të Muellerit, kur në të vërtetë siç tha ai, e kundërta është e saktë".

Presidenti tha se kjo gjë po dëmton vazhdimisht sistemin amerikan të drejtësisë penale, në një kohë që siç tha zoti Trump, Robert Mueller po kryhen hetimeve vetëm në një anë dhe jo në tjetrën.

Zhvillimet në rastin Paul Manafort-it mund të nënkuptojnë se disa nga akuzat kundër tij të u hodhën poshtë për shkat të marrëveshjes me hetuesit, mund të ringrihen, ndërsa nuk ka më gjasa që prokurorët të kërkojnë një dënim më të lehtë për të.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG