Lidhje

GM njofton shkurtimin e 15 mijë vendeve të punës


Presidenti Donald Trump dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau u shprehën të zhgënjyer me njoftimin e bërë nga kompania "General Motors" se po shkurton 15 mijë vende pune dhe se po ndalon prodhimin në pesë objekte të saj përgjatë Amerikës së veriut.

"General Motors", kompania më e madhe e makinave në SHBA, thotë se synon të riorganizohet dhe të përshtatet me teknologjinë e shekullit të 21-të.

Në të gjithë Amerikën e veriut mund të mbyllen shtatë fabrika. Presidenti Trump thotë se kompanisë po i bëhet presion të mbajë hapur fabrikën e saj në Ohajo.

"General Motors" ka njoftuar gjithashtu të ndalë prodhimin e Cadillac CT6-s dhe Buick LaCrosse-t për tregun e amerikan.

Konsumatorët dëshirojnë kamionë të vegjël dhe makina sportive, ndërsa kompania po sheh drejt asaj që e sheh si kërkesë në rritje për makinat elektrike dhe ato me vetë-ngarje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG