Lidhje

Presidenti "i gatshëm" të mbyllë qeverinë


Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte "plotësisht i gatshëm" për të mbyllur përkohësisht agjencitë qeveritare, nëse Kongresi nuk autorizon 5 miliardë dollarë për financimin e një premtimi të tij të hershëm, murit përgjatë kufirit amerikan me Meksikën.

Komentet e tij presidenti i bëri gjatë një interviste të dhënë të martën për gazetën “Politico” të botuar ditën e mërkurë. Zoti Trump tha gjithashtu se shuma prej 5 miliardë dollarësh do mbulonte vetëm ndërtimin fizik të murit dhe se do të nevojiteshin fonde shtesë për masa të tjera të lidhura me sigurinë kufitare.

Në një intervistë të veçantë dhënë “Washington Post-it” të martën,

Presidenti tha se nëse Kongresi nuk e financon murin ai mund të përpiqet ta bëjë këtë gjë në një mënyrë tjetër. Ai iu referua

urdhërit që u kishte dhënë trupave ushtarake të dislokuara në kufi në muajin tetor për të instaluar "tela me gjemba e gardhe."

Ligjvënësit amerikane duhet të miratojnë një projektligj mbi shpenzimet deri më 7 dhjetor për financimin e disa agjencive qeveritare, përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare që mbikëqyr kufirin dhe çështje të imigracionit. Zoti Trump nuk i ka shkuar deri në fund kërcënimeve të tij të mëparshme për të mbyllur qeverinë federale në rast të mos financimit të murit kufitar. Por në kushtet kur republikanët kanë humbur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, për shkak të fitores së demokratëve në zgjedhjet e këtij muaji, komentet e zotit Trump kanë ngritur shqetësimin se këtë herë ai, nuk do të sprapset.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG