Lidhje

Tiranë: Ceremoni zyrtare për 74 vjetorin e Çlirimit

Autoritetet më të larta shtetërore kryen nderime dhe vendosën kurora me lule pranë varrezave të dëshmorëve shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore me rastin e 74 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazistë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë vendosën morën pjesë në ceremonialin shtetëror kushtuar 29 Nëntorit, duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në varrezat e dëshmorëve të kombit tek një kodër mbi kryeqytet.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë familjarë të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore dhe qytetarë nga Tirana dhe krahina të tjera, që nderuan të afërmit e tyre të rënë në luftë.

Përfaqësues të opozitës nuk morën pjesë në ceremonial, pasi sipas tyre, dita e çlirimit të Shqipërisë është 28 nëntori, ndërsa 29 nëntori është një festë e sajuar artificialisht nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha për të shënuar varësinë dhe servilizmin ndaj regjimit komunist të Beogradit pas mbarimit të luftës.

Opozita e feston Ditën e Çlirimit në të njëjtën datë me Ditën e Flamurit, më 28 nëntor.

Pas mbarimit të ceremonialit zyrtar, nostalgjikë të regjimit komunist vendosën lule dhe foton e diktatorit Enver Hoxha pranë monumentit "Nënë Shqipëri".

Vitin e kaluar nostalgjikë të diktaturës komuniste dhe veprimtarë të opozitës demokrate u përplasën në varrezat e dëshmorëve për shkak të mbajtjes në duar gjatë homazheve të parrullave dhe simboleve komuniste si flamuri me yll dhe foto të diktatorit.

This item is part of
XS
SM
MD
LG